Ombudspersoni paralajmëron kaos

0
186

Sistemi gjyqësor në Kosovë është shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut. Besimi në drejtësi është zero, e si pasojë e kësaj, populli po i zgjidh vetë problemet, madje edhe duke e vrarë njëri- tjetrin.

Keshtu ka thënë avokati i popullit Sami Kurteshi, i cili ka paralajmëruar një kaos shoqëror e institucional në Kosovë.

“Kjo që po ndodh në Kosovë do ta dërgojë vendin drejt një kaosi, ku më i forti do ta marrë ligjin në dorë”, ka thënë avokati i popullit, Sami Kurteshi, në një intervistë dhënë për “Zëri” .

Ombudspersoni nuk është optimist se vendi mund të shkojë përpara pa bërë ndonjë revolucion institucional në vend. Sipas tij, me reforma të vogla asgjë nuk mund të ndryshohet në këtë vend.

Kurteshi thotë se Qeveria e Kosovës ka pasur tendenca të vazhdueshme për bllokimin e punës së Ombudspersonit. /Telegrafi/kohaislame