Tregohet se në vitin 1974 Mahatir Muhamed ishte mysafir në ceremoninë e përfundimit të vitit arsimorë. Ishte një vit përpara se të bëhej ministër i arsimit dhe pastaj edhe kryeministër. Atëherë kishte propozuar një garë mes mësuesve të të gjitha shkollave dhe të gjithëve u kishte ndarë nga një tullumbace.
Nga të gjithë arsimtarët kërkoi të marrin tullumbacen dhe ta frynë e ta lidhin për këmbën e tyre.
Pas kësaj i kishte tubuar në një rreth dhe u kishte thënë: Kam disa shpërblime, pas një minute shpërblimet do t’ia jap atij që tullumbacen do ta ketë në rregull dhe të pa plasur.
Numërimi filloi ndërsa me këtë edhe sulmet e arsimtarëve mes njëri tjetrit.
Secili arsimtarë mundohej ta plas tullumbacen e tjetrit.
Mahatir Muhamed u tha: “Nuk kërkova nga ju ta plasni tullumbacen e tjetrit.”
Mesazhi i kësaj është: Nëse secili nga ju të qëndronte i qetë, duke mos marrë aktivitete negative ndaj tjetrit, të gjithë do t’i ruanit tullumbacet e juaja dhe të gjithë do të merrnit shpërblimin. Për fat të keq, mendimet negative ndikojnë tek të gjithë ne dhe kështu mundohemi që suksesin tonë ta arrijmë në dështimin dhe rënien e tjetrit, edhe pse suksesi është i mundur për të gjithë. Disa përpiqen të shkatërrojnë të tjerët për të arritur suksesin e tyre dhe kjo për fat të keq është prezentë në përditshmërinë tonë.
Burimi: Islambosna
Përktheu: A. D. Islampress