Habilajt, shtyhet gjyqi për financierin e bandës: Ka prova të reja

Eshtë ndërprerë seanca tek Gjykata e Krimeve të Rënda për atë që njihet si financieri i grupit kriminal “Habilaj”, Nezar Seiti.

Shtyrja e gjyqit u kërkua nga avokati i të pandehurit, i cili tha se duhet kohë për t’u njohur me provat e reja të paraqitura nga Prokuroria. Kjo e fundit ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg pa afat’ për Seitin, ndërsa gjykata caktoi pak ditë më parë masën 20 ditë burg.

Provat për Seitin kanë ardhur nga Prokuroria e Katanias madje në arrestimin e tij asistuan edhe hetues italianë. Më herët ai ka shfaqur vullnetin për tu ekstraduar në Itali, ku kërkon të përballet me akuzat e trafikimit të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë. /Opinion.al

Artikulli paraprakRama sulmon sërish Akademinë e Shkencave: I ka mbetur vetëm emri…
Artikulli vijues“Shqipëria vendi më i rrezikuar në Europë nga fatkeqësitë natyrore”