Prodhuesit më të mëdhenj të makinave dhe kompanitë teknologjike në botë po shpenzojnë miliarda dollar për të përsosur aftësinë tuaj për të përzënë pa menduar. Por Nissan Motor Co është duke marrë një tjetër drejtim.
Kompania po përpiqet të “dekodojë” të menduarin tuaj në mënyrë që lëvizjet tuaja me duar të jenë më argëtuese.
Kompania japoneze do të zbulojë dhe testojë teknologjinë e saj “truri në automjet” në Consumer Electronics Show javën e ardhshme në Las Vegas.
Sistemi B2V kërkon që një shofer të veshë një kokore e cila mat veprimtarinë e valëve të trurit dhe transmeton leximet e saj drejt sistemeve drejtuese, përshpejtuese dhe frenuese që do të fillojnë të përgjigjen edhe para se shoferi të iniciojë veprimin.
Shoferi ende e kthen timonin dhe godet pedalin e gazit por makina parashikon ato lëvizje dhe fillon veprimet 0.2 deri në 0.5 sekonda më shpejt, tha Lucian Gheorghe, një studiues i lartë i inovacionit në Nissan që mbikëqyr projektin.
“Ne imagjinojmë një të ardhme ku ngarja manuale është ende një vlerë e shoqërisë. Kënaqësia e ngarjes është diçka që nuk duhet ta humbasim”, shprehet Gheorghe.
Prodhuesit e tjerë të makinave po punojnë për të future një industry tërësisht autonome te makinat.
IHS Markit pret që 21 milion automjete autonome të shiten në vit nga viti 2035 – ekuivalente me rreth një të katërtën e të gjitha shitjeve aktuale të automjeteve.
Shumë prodhues, duke përfshirë Toyota Motor Corp dhe BMW AG, thonë se ata nuk do të japin kontroll të plotë në kompjuterë dhe planifikojnë të vazhdojnë ndërtimin e veturave me karakteristika të veçanta lëvizëse./Kumti.com