Ministria ia dorëzon BIK-ut kompetencën për t’i regjistruar të vdekurit

Bashkësia Islame në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Agjencinë e regjistrimit civil, kanë arritur marrëveshje për evidentimin e vdekjeve që tash e tutje do t’i bëj Bashkësia Islame.

Sekretari i BIK-ut, Resul Rexhepi tha se Bashkësia Islame çdo herë ka qenë e gatshme t’i ndihmoj shtetit dhe tani çdo banor që varroset nga BIK-u nëpër komuna, të njëjtat regjistra do të përdoren edhe nga Ministria e Mirëqenies Sociale.

Izedin Bytyqi, sekretari i Ministrisë së Mirëqenies Sociale, tha se ky proces i ka dy të mira – fillimisht bëhet menaxhimi më efikas i buxhetit pasi që më herët nuk janë lajmëruar vdekjet e pensionet kanë vazhduar, dhe e dyta kjo marrëveshje sjell mirëqenie për qytetarët.

Ai më tutje tha se shumë shpejt do të bëhet edhe një marrëveshje tjetër me bashkësitë e tjera fetare.

Ndërsa Lulzim Ejupi, drejtori i Agjencisë së regjistrimit civil vlerësoi lartë këtë marrëveshje mes palëve sepse do të evidentohet në mënyrë të saktë çdo vdekje.

Artikulli paraprakStika pishe për veshkat dhe mushkëritë
Artikulli vijuesHumb jetën në aksident trafiku, pjesëtari i FSK-së, Kapiten Sahit Goxhuli