Makinat më të shitura në pesë vitet e fundit

0
136

Ndërsa tregu sa vjen dhe mbushet plot me modele të reja makinash nga shumë prodhues të njohur, shitjet tregojnë edhe preferencat e klientëve.

Falë këtyre preferencave është ndërtuar një klasifikim me makinat më të shitura në botë.
Bëhet fjalë për pesë vitet e fundit në tregun e makinave. Dhe në dhjetëshen e makinave më të shitura natyrisht që hyjnë jo ato që janë vetëm të bukura por që kanë një motor të fortë, shpejtësi të madhe dhe kosto të ulët.
VOLKSWAGEN JETTA:
Kjo veturë dallohet nga paraardhësi sidomos në pjesën e përparme të veturës. Motori bazë turbo-benzinë 1.2 TSI me 105 kuaj fuqi dhe pakon e pajisjeve “Trendline” janë pjesë standarde e makinës. Kjo është vetura më e shitur në tërë botën në këto pesë vitet e fundit dhe kjo bazuar në hulumtimet që janë bërë në treg.
HONDA ODYSSEY:
Honda Odyssey prodhohet në Japoni. Kjo veturë e ka tërheqjen në të gjitha rrotat, ndërsa vëllimi i motorit bazë është 2354 cm3. Përshpejtimin nga 0-100 km e arrin për 12 sekonda, ndërsa i harxhon 11.2 l/100 km.
BUICK REGAL:
Motori që e vë në funksion këtë makinë e ka vëllimin prej 2384 cm3, i ka 186 kuaj fuqi ndërsa shpejtësia maksimale i është ndalur në 220 km. Sa i përket harxhimeve ato sillen rreth 10.2l/100 km.
KIA SPORTAGE:
Kia Sportage në treg erdhi me një paletë moderne, të fuqishme dhe tejet kursimtare të motorëve, nga të cilët vlen të veçohet ai 2.0-litra me benzinë dhe ai 2.0-litra me naftë. Shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për 10.3 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 190 km/h. Sa i përket harxhimeve, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një model të madh, ajo është mjaft e ulët, vetëm 7.5l/100km.
FORD EXPLORER:
Kjo veturë e posedon motorin prej 1999 cm3 i cili ofron 240 KF. Përshpejtimin deri në 100 km e arrin për 7.6 sekonda, ndërsa harxhimet i sillen rreth 9.9l/100 km. Edhe kjo veturë u gjend në mesin e dhjetë më të shiturave në këto pesë vitet e fundit.
MAZDA 2:
Mazda 2 ishte veturë e qëlluar e cila tërhoqi numrin e madh të blerësve. Kjo makinë posedon motorin prej 1349 cm3, i cili ofron 95 kuaj fuqi. Kjo makinë në ciklin e kombinuar i harxhon rreth 7.2 litra që nuk janë edhe aq shumë. Kjo veturë ndonëse “e vogël” ofron hapësirë të mjaftueshme. Madje edhe bagazhi i saj, duke u bazuar në dimensionet e vogla, ofron hapësirë bukur të madhe për vendosjen e sendeve të ndryshme.
JEEP GRAND CHEROKEE:
Kjo veturë renditet nw kwtw klasifikim falë motorit. Jeep Grand Cherokee posedon motorin turbo-dizel 3.0 litra me sistemin e injektimit Multijet II. Motori turbodiesel V6 me kapacitet 2.987 cm3 zhvillon 177 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 550 Nm, ndërsa harxhimet mesatare janë 8.3 l/100 km.
TOYOTA SCION TC:
Një makinë e bukur dhe e mirë për shumicën e shofereve. Motori i cili zhvillon 180 kuaj fuqi vjen me transmision manual dhe automatik. Kjo veturë është shumë stabile dhe mjaft e rehatshme.
NISSAN ROGUE:
Motori i kesaj makines është 2.5-litra me katër cilindra i cili zhvillon rreth 170 kuaj fuqi. Makina në fjalë i harxhon rreth 7 litra në ciklin e kombinuar, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 220 km.
SAAB 9-5:
Një veturë e cila ka vite që gjendet në treg, por që modelet e fundit dolën të jenë më të mirët. Motori bazë i kësaj makine i ka 1598 cm3, 180 kuaj fuqi dhe 5500 rr/min. Kjo makinë harxhon rreth 9.4l/100 km, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 225 km.