17.4 % e trafikut global në ueb vjen nga pajisjet mobile

Njerëz nga e gjithë bota po aksesojnë uebin nëpërmjet smartfonëve të tyre më shumë se kurrë më parë.

Deri tani, 17.4 % e trafikut në ueb krijohet nëpërmjet pajisjeve mobile duke krijuar një rritje rreth 6% më shumë se viti 2012, ku vetëm 11.1 % e trafikut në ueb vinte nga pajisjet mobile, kryesisht smartfonët . Grafiku i mëposhtëm i marrë nga Statista tregon rritjen e trafikut në ueb sipas kontinenteve. Norma më e lartë e rritjes është në kontinentin e Amerikës së Jugut ku nga 3.2 % që ishte u bë 6.8%. Azia edhe Afrika janë lider me numrin më të lartë të individëve që përdorin uebin nëpërmjet pajisjeve mobile, respektivisht me 26.6% dhe 23.7%, me trafikun më të lartë. (CIO Albanian) –/kohaislame

Artikulli paraprakMakinat më të shitura në pesë vitet e fundit
Artikulli vijuesDallimi mes shlyerjes së gjynaheve dhe faljes së gjynaheve