Maks Velo, një kundërshtar i hapur i fesë islame, thotë se ajo është një fe problematike dhe që nxit dhunën. Sipas tij, asnjë fe tjetër nuk është kaq shqetësuese, sa feja islame.
“Kombi shqiptar ka qenë komb i krishterë. E gjithë zona e Mesdheut ishte djep i krishterë. Nuk jemi vend islami, islami ishte atje tek Arabia Saudite, kjo ka shumë rëndësi edhe për të kuptuar islamin seksi, që nuk është aq seksi”, – ka thënë Maks Velo gjatë promovimit të librit provokues të Mustafa Nanos, “Selam aleikum, baba!”, shkruan “Tema”.
Ai shtoi se, “islami nuk jep garanci, ky është problemi. Nuk është problemi që është një tjetër fe, nuk jep garanci se brenda natës mund të gdhihesh nesër vehabist, siç ngjau andej, u shkatërrua një kontinent i tërë. Ka rrezik të prishë edhe BE”.
Velo theksoi se, “ky është rreziku dhe aty ka teza shumë të gabuara.
“Në fund të jetës bëhet rezultat. Edhe për fenë duhet të bëhet rezultati. Nëse ajo fe do kishte rezultat pozitiv, asnjë njeri s’do ishte kundër. Pse nuk ka kundërshti për budistët në Europë?”, – tha Velo.
Mandej ai ripyeti:
“Pse për këta vetëm? Sepse këta e kuptojnë me shumë dhunë avancimin e tyre. Unë e shoh me shumë frikë këtë. Po të ishte ai islami i mirë, nuk do kishim pasur vajtje në Siri, nuk do kishim pasur një seri evenimentesh që janë të rënda dhe për të cilat ka frikë Europa. Është një problem real. Unë kur i shoh këtu në bulevard, mua më zë frika”.