Pesë shtetasit serbë të cilët akuzohen për krijimin të një organizate kriminale e cila ka përgatitur sulme terroriste në Podgoricë, braktisën burgun hetues
Pesë shtetasit serbë të cilët akuzohen për krijimin të një organizate kriminale e cila ka përgatitur sulme terroriste në Podgoricë të cilat duhej të ndodhin më 16 tetor të vitit të kaluar, kanë braktisur burgun hetues në Spuzh, pasi paraprakisht me prokurorin Special nënshkruan një marrëveshje për pranim të fajit, raporton Anadolu Agency (AA).
Me marrëveshjen e nëshkruar është saktësuar kohëzgjatja të cilën ata do të duhet ta kalojnë në burg, pesë muaj, ndërsa të akuzuarit janë pajtuar që të mos braktisin teritorin e Malit të Zi deri në përfundim të procesit gjyqësor.
Marrëveshja është nënshkruar nga shtetasit Nikola Gjuriç, Sinisha Qetkoviç, Aleksandar Çuroviç, Dejan Stanojeviç dhe Millan Dushiç, ndërsa në paraburgim kanë ngelur Bratislav Dikiç, Branka Miliç, Dragan Maksiç, Sërboljub Gjorgjeviç dhe Ivica Matiç.
Shtetasit serb Aleksandar Aleksiç, Milosh Açimoviç i Perica Andriç su më 17 shkurt i thanë Gjykatës së Lartë në Podgoricë se kanë qenë pjesë e organizatës kriminale.
Në dëshmitë e tyre dhënë gjykatës, ata thanë se plani ka qenë për të hyrë me forcë në ndërtesën e Kuvendit dhe të presin urdhra tjerë nëse Fronti Demokratik humb zgjedhjet parlamentare.
Ata u dënuan me pesë muaj burg për krijimin e një organizate kriminale. Lidhur me këtë lëndë, Prokuroria malazeze ka nisur një procedurë kundër 25 personave.