Mali i Zi, arrestohet një shtetas shqiptar për trafikim droge

Në automjetin transportues me targa regjistrimi nga Italia, u zbuluan 38 pako me peshë të përgjithshme prej rreth 40 kilogramëve lëndë narkotike marijuanë e llojit “skunk”

Policia malazeze ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë me inicialet M.G (27) nga Durrësi në vendkalimin kufitar Bozhaj, gjatë tentativës së tij që përmes Malit të Zi të transportojë 40 kilogramë drogë “skunk” për shitje në vendet përreth, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëpunësit e Drejtorisë së Doganës në Malin e Zi dhe Drejtoria policore në automjetin transportues me targa regjistrimi nga Italia, zbuluan 38 pako me peshë të përgjithshme prej rreth 40 kilogramëve lëndë narkotike marijuanë e llojit “skunk”.

“Personi që transportonte drogën është privuar nga liria nën dyshimin se ka pasur qëllim që lëndën narkotike për shitje të mëtejshme, ta trafikojë nga Shqipëria përmes territorit të Malit të Zi në vendet përreth”, theksohet në njoftimin e përbashkët.

“Nëpunësit doganorë dhe policorë duke shfrytëzuar mjetet speciale, kryen kontroll të automjetit transportues, ku vërejtën pengesa në pjesën e poshtme të automjetit dhe zbuluan 38 pako. Në pako gjendej lëndë e thatë me ngjyrë të errët për të cilën dyshohet se bëhet fjalë për marijuanë të llojit ‘skunk'”, thuhet më tej në njoftimin.

Artikulli paraprakNë Ukrainë kundërshtohen zgjedhjet për Dumën ruse
Artikulli vijuesReferendumi nuk sjell ndryshime kushtetuese as themelim të ushtrisë