Ushtria egjiptiane falënderoi Arabinë Saudite për përkrahjen

Shefi i ushtrisë së Egjiptit, Gjen.Abdul Fattah el-Sisi, ka falënderuar Mbretin e Arabisë Saudite, mbretin Abdullah, për përkrahjen në këto “orë të krizës”, transmeton Arabnews.

“Asnjëherë nuk do ta harrojmë këtë mbështetje”, ka thënë El-Sisi.

Ndërkohë, qytetarët e Arabisë Saudite janë të hutuar, një ditë para se Mbreti Abdullah ta jep përkrahjen e mbretërisë ndaj ushtrisë egjiptiane, shumë hoxhallarë në ligjëratat e së premtes kanë përkrahur protestuesit. Lëvizje të ndryshme në vendet arabe kanë kritikuar përkrahjen e Arabisë Saudite, por mbreti këmbënguli që deri më tani, ta përkrah ushtrinë që vrau mbi 5000 egjiptian.

Artikulli paraprakNdërmjetësuesit amerikanë: Sisi është i dehur nga pushteti, Beblavi nje fatkeqesi
Artikulli vijuesIsh-presidenti Musharaf akuzohet për vrasjen e ish-kryeministres Bhutto