Mali i Zi shpall zgjedhjet për Reis'ul Ulemanë e Bashkësisë Islame

 Kuvendi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi ka marrë një vendim për të thirrur zgjedhjet për Reis-ul-ulema të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Siç njoftohet nga Bashkësia Islame e Malit të Zi, në përputhje me Kushtetutën e Bashkësisë Islame dhe urdhëresës për zgjedhjen e Reis-ul-Ulemasë, autoritetet kompetente të Bashkësisë Islame do të mund të paraqesin propozime të kandidatëve Kuvendit të Bashkësisë Islame brenda 30 ditëve nga data e shpalljes së zgjedhjeve, deri më 1 gusht 2015.
 
Pas procedurave të parashikuara, Kryetari i Kuvendit do të thërrasë takim të organit të veçantë zgjedhor, jo më vonë se 30 ditë nga data e kompletimit të procedurave për dorëzimin e aplikimeve.
 
Reis’ul Ulemau aktual i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat ef.Fejziç do të kandidohet për një mandat të ri.
Artikulli paraprakShkeljet e të drejtave të njeriut në Jammu-Kashmir mbeten pa u ndëshkuar
Artikulli vijuesUshtria izraelite vret të riun palestinez në Bregun Perëndimor