Mali mes "shpresës" dhe frikës

Për shumë vetë është e qartë: Marshimi francez nuk i zgjidh. Në kryeqytetin Bamako sundon frika për familjet në Veri.

Frika nga një luftë e gjatë
Vëzhguesit paralajmërojnënga një luftë e gjatë. „Por këtë nuk e duan malezët. Sot disa prej tyre mirepresin ushtrinë franceze, por nuk duan luftime pa fund”, sqaron Alassane Dicko nga Shoqata e Malezëve të Dëbuar, e cila aktualisht ndihmon refugjatët dhe të dëbuarit nga Veriu. Për Dicko duhet sidomos të arrihet dialogu: Krahas intervenimit ushtarak duhet të vendoset një dialog i përgjegjshëm. Sepse edhe sikur të dëbohen islamistët nga Veriu i vendit, nuk zgjidhen automatikisht problemet e vendit.

Në Veri gjithmonë ka pasur në 22 vitet e fundit kryengritje të popullsisë së Tuaregëve. Ata ndjehen prej vitesh të shtypur. „Ky problem duhet të gjejë zgjidhje“, kërkon Dicko.
Për të tërhequr vëmendjen, organizata e Dicko-s planifikon marshimin e qytetarëve për paqen në Mali. „Ai duhet para së gjithash të kujtojë të rënët në luftime dhe ata që në çfarëdolloj forme kanë përjetuar dhunën”, thotë Dicko. Se kur do të nisë ky marshim nuk dihet. Aktualisht gjendja në Mali është shumë e rrezikshmme.

Artikulli paraprakGoogle regjistron 50 miliardë dollarë të hyra për 2012
Artikulli vijuesSHBA-të do të krijojnë depo lundruese në thellësi të mëdha ujore