SHBA-të do të krijojnë depo lundruese në thellësi të mëdha ujore

Pentagoni ka nisur një program për prodhimin e depove me vendndodhje në thellësitë e mëdha ujore. Depot e këtij lloji mendohet të përdoren për furnizimin operativ të anijeve të Forcave Ushtarake Detare amerikane me materialet e nevojshme – karburant, pjesë këmbimi dhe pajisje teknike.

Supozohet se këto depo do të jenë aparate autonome nënujore të pabanuara, të afta për vite me radhë të qëndrojnë në shtratin e oqeanit dhe të dalin në sipërfaqen e ujit në momentin e marrjes së sinjalit.

Përafërsisht gjysma e fundit të oqeaneve të Tokës ndodhet në një thellësi prej 4 km. Vendndodhja e depove në një thellësi të tillë siguron fshehtësinë dhe mosprekjen e tyre nga armiku.

Artikulli paraprakMali mes "shpresës" dhe frikës
Artikulli vijuesBanka e Rusisë do të emetojë një monedhë prej ari me peshë 1 kg