Mali në gjendje të jashtëzakonshme, muslimanët sulmohen nga Franca dhe SHBA

Qeveria e Malit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në nivel vendi, derisa po lufton me kryengritësit islamikë në veri të vendit.

Franca ka njoftuar se iu ka bashkuar ofensivës dhe se avionët francezë kanë bombarduar luftëtarët rebelë.

Raportet thonë se forcat qeveritare dhe franceze ia kanë dalë që të zmbrapsin kryengritësit nga qyteti qendror i Konnas.

Në Uashington, zyrtarët amerikanë thanë se Pentagoni po siguron mbështetje logjistike, të inteligjencës dhe mbështetje tjera për forcat franceze të përfshira në luftime.

Presidenti i Malit, Dioncounda Traore të premten shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe konfirmoi se ka kërkuar mbështetje ajrore nga Franca, që dikur ishte kolonizatore e Malit.

Artikulli paraprakCilat janë kundërshtimet rreth ligjit të shëndetesisë
Artikulli vijuesPirja pasive e duhanit shkakton sëmundje mendore