Ajo ishte e mbuluar tërësisht nga rrënojat e një shtëpie dhe nuk kishte asnjë shenjë se trupi i saj mund të jetë aty, kur një grup njerëzish filluan t’i largonin gurët dhe gjërat tjera që kishin rënë aty. Në një video të publikuar nga aktivistët sirianë, njerëzit mund të shihen duke gërmuar rreth vendit ku mendohet të ketë qenë një shtëpi e cila është rrëzuar gjatë luftimeve në qytetin Aleppo. Duket se ata janë alarmuar nga të qarat që kanë dëgjuar nga brendia e rrënojave. Dalëngadalë ata gjetën një krah, pastaj edhe kokën e fëmijës. Vogëlushja, fytyra dhe rrobat e portokallta të së cilës janë të baltosura, duket e shokuar por mund të shihet se e leviz krahun drejt fytyrës para se të fillojë të qajë. Përderisa disa njerëz përpiqen ta mbrojnë vogëlushen, të tjerët vazhdojnë të gërmojnë për t’ia nxjerrë këmbët nga rrënojat Xhirimi është postuar nga Nour Media, që nga e mërkura – një ditë pasi u raportua se sulmet qeveritare goditën qytetin. Pasi vogëlushja u nxor nga rrënojat, duket se grupi i njerëzve filloi brohoras. Nuk dihet se si trupi i vogëlushes i është adaptuar varrosjes për së gjalli.
You Might also Like
(Video) Siri: Fakte të reja nga masakra me armë kimike
Incizimet e bëra nga një gazetar i pavarur i ITV News vë në pah masakrën…
By
1 Min Read
iPhone nga ari vetëm për muslimanët e Arabisë
Për të festuar 15 vjetorin, Burj Al-Arab, njëri prej hoteleve më luksoze në botë, ka…
By
1 Min Read
Afganistan, vriten 3 të NATO-s
Komanda e NATO-s në Afganistan ka njoftuar se një shtetas afgan i veshur me uniformë…
By
1 Min Read
Me mijëra ushtarë të Iranit dhe Hizbullahit në Siri
Burime pranë opozitës siriane, kanë bërë me dije hyrjen e mijëra trupave iraniane dhe të…
By
3 Min Read
OKB kërkon 5 miliardë $ për Sirinë
Kombet e Bashuara kanë kërkuar 5 miliardë dollarë për të financuar operacionet e ndihmës në…
By
1 Min Read
Regjimi i Sirisë ka përdorur 3 herë armë kimike
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), ka njoftuar se regjimi…
By
1 Min Read
