Manaferrat luftojnë kancerin

Manaferrat janë të pasura me disa substanca antioksiduese të cilat kanë potencial mbrojtës nga kanceri, kanë treguar studimet amerikane.

Shkencëtarët nga Ohio State University kanë vërtetuar se antocianët, një grup antioksiduesish të cilët janë pjesë përbërëse e manaferrave, inhibojnë rritjen dhe stimulojnë vdekjen e qelizave kanceroze tek minjtë e sëmurë nga karcinoma e ezofagut.

Rezultatet japin dëshmi të forta se antocianet kanë një rol të rëndësishëm në parandalimin e krijimit të karcinomës, kanë bërë të ditur studiuesit.

Artikulli paraprakNëntë testet që duhet t’i bëni me rregull
Artikulli vijuesDisiplina, e rëndësishme për të ardhmen e fëmijës