Maqedonasit mallkojnë shqiptarët në protestën para MPB-së (VIDEO)

Qindra maqedonas të udhëhequr nga kreu i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov dhe të mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja kanë protestuar para ministrisë së Brendshme në Shkup. Protestuesit kanë kërkuar nga ministri i brendshëm Oliver Spasovski të krijojë kushte për ndërtimin e kryqit në Butel dhe të ndërmarrë masa kundër atyre që penguan ndërtimin e kryqit.

Megjithëse organizatorët thanë se kryqi nuk ndërtohet kundër shqiptarëve, protestuesit dëshmuan dicka tjetër. Ata kanë kënduar këngë nacionaliste duke mallkuar shqiptarët. Portali Almakos ju sjell videon.

Artikulli paraprakPërfaqësues të VMRO-DPMNE: Kryqi do të ndërtohet, kush e pyet Mexhitin
Artikulli vijuesJaponia mbështetë financiarsisht Maqedoninë për ballafaqimin me krizën migruese