Maqedonasja që u konvertua në islam martohet me boshnjakun Jasmin Fetahoviç (Foto)

Thënia kuranore e shpresës “Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi”, ka bërë që të buzëqeshet sot maqedonasja e konvertuar në fenë islame, Katerina Zaova. Pas atyre presioneve familjare dhe të bashkëkombasve të saj, të revoltuar meqë Katerina vendosi të përqafoj fenë islame, ajo tani ka një arsye për të qenë më e lumtur dhe më e mbrojtur. Pra, Katerina tani ka gjetur fatin e jetës dhe është kurrorëzuar me një bashkëqytetar nga Prilepi. Bëhet fjalë për boshnjakun Jasmin Fetahoviç. Lajmin për kurrorëzimin e tyre e ka bërë të ditur eksluzivisht për Tesheshi, teologu Sabahudin Mahmuti.

Sipas Mahmutit kurrorëzimi i dy të rinjve ka qenë diçka e rastësishme por shumë e bukur.

“Ne si shoqatë kulturore “El Kalem”, kemi kontaktuar dy të rinjtë, dhe kemi dashur që t’na nderojnë me një vizitë. Mirëpo çka ndodhi?! Ata nuk erdhën vet por të shoqëruar me 4 familjarë të Jasminit. Për një moment, motra e konvertuar Katerina më luti që t’i kurrorëzojmë, meqë në qytetin ku jetonin askush nuk e kishte përfill këtë kërkesë të tyre. T’ua them të drejtën ne këtë nuk e kishim planifikuar, mirëpo padyshim që shprehëm gatishmërinë që t’i kurrorëzojmë sipas parimeve islame”.

Siç sqaron më tutje Mahmuti, kurrorëzimi i të rinjve më pas u shoqërua me lexim të Ku`ranit dhe këndimin e ilahive nga kori i fëmijëve të shoqatës.

Pas kurrorëzimit shoqata kulturore “El Kalem” ka prerë një tortë si shenjë respekti dhe gëzimi për çiftin e ri.

Katerina Zaova është një ndër maqedonaset e konvertuar së fundi, e cila pak javë më parë paralajmëroi disa media maqedonase se do t’i padiste nëse do e cenonin figurën dinjitetin e saj. Po ashtu, ajo u ka kërkuar bashkëkombasve që mos ia ngacmojnë nënën e motrën për shkak të faktit se ajo ka zgjedhur të jetojë si mslimane. Dhe ky nuk është rasti i parë kur maqedonas, meshkuj apo femra, zgjedhin të jetojnë sipas “fesë së shqiptarëve” . Vetë Zaova, në një intervistë të saj të kohëve më parë, ka deklaruar se janë jo të pakët bashkombasit e saj që duan të hyjnë në Islam, porse frigohen nga akuzat se “janë bërë shqiptarë”.

Artikulli paraprakRaufi:”Janeva mund t’i lirojë të dënuarit e “Monstrës”
Artikulli vijuesUniversitetet gjermane mbyllin dhomat e lutjes për shkak të muslimanëve