Shtëpia Fokus Maqedoni, ja çfarë të drejta keni nëse policia ju thërret në bisedë...

Maqedoni, ja çfarë të drejta keni nëse policia ju thërret në bisedë informative (FOTO)

Pas rastit të arrestimit të anëtarit të kryesisë së partisë “E Majta”, Zdravko Saveski që ashtu siç informoi sot partia e tij, fillimisht është thirrur në bisedë informative në stacionin policor “Prolet” në Shkup, ndërkaq më pas është arrestuar dhe do të dërgohet përpara prokurorit dhe gjykatësit në procedurë paraprake, me kërkesë që t’i shqiptohet masë paraburgimi, Lëvizja Civile #Protestoj ka publikuar informacione që nëse ndonjë prej protestuesve të “Revolucionit Laraman” e thirrin në bisedë informative, gjatë procedurës policore ata gëzojnë i këto të drejtat të patjetërsueshme, transmeton Portalb:

Cg5GrPTUYAAHOZF

Përndryshe, partia “E Majta” e cila sot mbajti konferencë për shtyp përpara Gjykatës Penale, i ka porositur të gjithë ata që janë të thirrur që të paraqiten në bisedë informative në stacionet policore të mos shkojnë. Sipas tyre, nuk do të lejojnë që kriminelët të falen, të qëndrojnë në pushtet, ndërkaq të njëjtët të arrestojnë qytetarë, njofton Portalb.

Zdravko Saveski

“Anëtari i kryesisë së partisë “E Majta”, Zdravko Saveski është thirrur në bisedë informative në stacionin policor “Prolet” në Shkup, ndërkaq më pas është arrestuar dhe do të dërgohet përpara prokurorit dhe gjykatësit në procedurë paraprake, me kërkesë që t’i shqiptohet masë paraburgimi”, njoftojnë nga partia, transmeton Portalb.

“Njoftojmë se edhe për tre anëtarë tjerë të organeve më të larta të partisë u ka ardhur ftesë për bisedë informative! Veprat për të cilat ata ngarkohen kanë të bëjnë me protestat masovike të cilat i ka iniciuar Lëvizja Civile #Protestoj, të cilat u shpërndanë me emrin e të ashtuquajtur “Revolucion Laraman”, të cilat filluan pas vendimit të turpshëm dhe të paligjshëm për faljen e politikanëve dhe të bashkëpunëtorëve të tyre nga ana e presidentit të RM-së”, thuhet në deklaratën e partisë “E Majta”.

Partia “E Majta”, ka thënë që kohën e fundit pushteti po e realizon veprimtarinë kundër shoqërive civile dhe partive.

Artikulli paraprakMaqedoni, kriza politike me pasoja të rënda në ekonomi
Artikulli vijuesJa pse në Britani thonë se nuk duan të bëhen si Shqipëria