Maqedoni – Padi kundër atyre që dëmtuan kryqin në Butel

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë Oliver Spasovski ka paralajmëruar padi penale kundër personave që i dëmtuan themelet e kryqit që nisi të ndërtohet në lagjen Butel të Shkupit, njoftojnë mediat në Maqedoni.
Spasovski dje ka deklaruar se nuk janë të vërteta pohimet se policia nuk ka reaguar me kohë dhe ka shtuar se më me rëndësi është që të mos lejohet përshkallëzimi i situatës.

Në protestën që dje në Shkup e organizoi Kongresi Botëror Maqedonas parti kjo nacionaliste e ideatorit të kryqit, Todor Petrov, u kërkua dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, për shkak se policia u ka lejuar aktivistëve të Bashkimit Demokratik për Integrim që të rrënojnë themelet e kryqit dhe në atë vend të ngrenë tenda.

Artikulli paraprakDy shtetas të Shqipërisë rrahin tre punëtorë në Malishevë
Artikulli vijues“Më jepni 1 Dollar, ndryshe votova për Donald Trump!”