Maqedoni, publikohet identiteti i pedofilëve

0
141

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot do të prezantojë regjistrin e personave të dënuar për vepra penale për pedofilizëm apo abuzim seksual me fëmijë.

Regjistri do të jetë i hapur për opinionin, ku do të shpallet të dhënat: emri dhe mbiemri, data e lindjes, adresa e pedofilëve të dënuar si dhe fotografia e tyre.

MPPS theksoi se publikimi i këtyre fotografive dhe identitetit të personave bëhet për shkak se po shtohet numri i pedofilëve që nuk ndalojnë abuzimet.

Sipas të dhënave të analizuara, për periudhën 2004 – 2009 janë dënuar 231 veta për pedofilizëm, një pjesë e të cilëve disa herë kanë përsëritur aktet e tilla.

Maqedonia është vendi i parë në rajonin e Ballkanit që bën publikimin e këtij regjistri për pedofilët. /INA/kohaislame