Gërmimet për ndërtimin e një objekti farmaceutik nxjerrin në sipërfaqe eshtra njerëzish të mbështjellë me batanije në zonën ku kishte qenë kazerma ushtarake e Serbisë në Mitrovicë.
Dyshimet e para janë se këtu ndodhet një tjetër varr masiv i luftës së fundit në Kosovë. Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë ekspertë të departamentit të mjekësisë ligjore të EULEX-it si dhe përfaqësues të shoqatave të të pagjeturve në Mitrovicë.
Shoferi i buldozerit bashkë me inxhinierin e ndërtimit thonë se i lajmëruan autoritetet policore në momentin e parë që kishin parë eshtrat, raporton TCH.
Fakti që shihen edhe batanije me të cilat trupat mund të jenë mbuluar është një shpresë më shumë për familjarët e të pagjeturve se këtu janë eshtrat e më të dashurve të tyre.
Eksperti i departamentit të mjekësisë ligjore, Alan Robertson, punoi për disa orë në këtë zonë për të identifikuar mbetjet mortore.
Mësohet se ai mori me vete eshtra të dy trupave dhe sipas tij ekzistojnë dyshime se janë të luftës së fundit, por ekspertiza duhet të vazhdojë ende.
Ndërkaq nevojitet urdhëri i gjykatës për gërmime të reja në këtë vend. Pak muaj më parë në zonën ku ndodhej kazerma ushtarake e Serbisë janë gjetur 55 mbetje mortore, por për të cilat është konstatuar se u takojnë Luftës së Dytë Botërore./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Aktakuzë kundër gjinekologëve që trajtuan të ndjerën Arbenita Spahiu
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar të enjten se ngritur aktakuzë kundër tre të pandehurve…
By
2 Min Read
Zonja Feride me dy jetima bëhet me shtëpi
Hoxha i nderuar nga Gjakova ka postuar në profilin e tij në facebook informacionin e…
By
1 Min Read
Prekaz – Baca Rifat JASHARI me Hoxhë Shefqet Krasniqi dhe Hoxhë Fatmir Latifi
Vizitë Ekskluzive në Prekaz: Në gurthemelin e Vlerave. Sot me 13. 03.2016 në Prekazin Historik…
By
2 Min Read
Rrihet një polic në Prekaz
Një pjesëtar i policisë së Kosovës, është sulmuar fizikisht nga një grup i së paku…
By
2 Min Read
Si e hodhën në pritë Mujë Krasniqin me bashkëluftëtarë
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili me rastin e 14 vjetorit të rënies së…
By
2 Min Read
DACIC DYFYTYRËSH
Mediat në Serbi kanë raportuar se kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka zhvilluar një bisedë…
By
1 Min Read
