Maqedoni: Referendumi kundër UÇK-së

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Shkup i ka dhënë dritën jeshile nismës së partisë maqedonase “Dinjiteti”, për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për iniciimin e një referendumi, me qëllim që ish-ushtarëve të UÇK-së, t’u hiqet mundësia e kryerjes së funksioneve publike.

Po ashtu, përmes refendumit, kjo parti e vogël kërkon të kontestojë ligjin për amnistimin e ushtarëve të UÇK-së dhe ligjin për ndarjen territoriale.

“Ne presim që, gjatë dy ditëve në vijim, të mbledhim më tepër se 100 firma fillestare dhe, më pas, iniciativën tonë ta dorëzojmë në Kuvend. Kryetari i Parlamentit është i obliguar që, në afat prej 3 ditësh, të përgjigjet lidhur me rregullsinë e iniciativës sonë. Nëse ai vlerëson se iniciativa jonë nuk është në rregull, atëherë ai duhet ta vendosë iniciativën tonë në rend dite, gjatë seancës së parë të ardhshme”, tha Stojanço Angellovski, kryetar i partisë “Dinjiteti”.

Nga partia shqiptare në pushtet, BDI, duke reaguar ndaj kësaj iniciative, kanë thënë se Maqedonia nuk ka nevojë për nisma të tilla, që janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit.

“Maqedonia nuk ka nevojë pë ride retrograde dhe që e rikthejnë, në kujtesën e qytetarëve dhe institucioneve, historinë e dhimbshme të vendit. Maqedonia ka pasur edhe në të kalurën iniciativa dhe referendume, kundër atyre, që janë përfitime nga Marrëveshja e Ohrit, dhe këto referendume kanë dështuar. Qytetarët i kanë delegjitimuar me votat e tyre”, tha Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.

Iniciativa e partisë maqedonase “Dinjiteti” për referendum, që erdhi pas emërimit të ish-komandantit të UÇK-së, Talat Xhaferi, në krye të Ministrisë së Mbrotjes, ngriti tensionet ndëretnike në Maqedoni.

Menjëherë pas publikimit të kësaj nisme, dhjetra të rinj shqiptarë u rrahën brutalisht në qendër të Shkupit, nga disa hooliganë maqedonas. /tch/kohaislame

Artikulli paraprakSi të krijoni një “pllakëz” për fikjen e kompjuterit në Windows 8
Artikulli vijuesAthinë, sulmohet minoreni nga Afganistani