Maqedonia midis “dy Evropëve” në krizën e refugjatëve

Mos suksesi i Greqisë për t`i penguar refugjatët i detyroi disa vende anëtare të BE-së që të shpresojnë se Maqedonia mund ta bëje këtë gjë. E futur në një krizë të thellë e cila po zgjat me vite është pikëpyetje se Maqedonia a është e aftë ta bëje këtë gjë?, transmeton zhurnal.mk

Nga qershori i vitit të kaluar, Maqedonia është lidhja kyçe transistore për thuajse 700.000 refugjat të cilët po e shfrytëzojnë rrugën Ballkanike për të ikur tek vendet e premtuara në Evropën Perëndimore dhe Veriore.
Duke e pasur parasysh tempon me të cilën pushtetarët maqedonas po e vendosin edhe gardhin e dytë në kufirin me Greqinë, praktika e tillë mundet që shpejt të përfundoje. Edhe pse nuk ka datë fikse, e as vendim të definuar, përfaqësuesit e qeverisë maqedonase për Dojce Velle thuan se pasi që muri do të përfundoje dhe nëse arrin ndonjë sinjal i tillë nga BE-ja, kufiri mund që të mbyllet.
Kryeministri sllovak Robert Fizo tashmë paralajmëroi se pret që nga grupi Vishegrad (Sllovakia, Cekia, Hungaria dhe Polonia) ta miratoje planin për mbrojtje në kufirin maqedonas në takimin e caktuar me 15 shkurt në Pragë, dhe në të cilën është i ftuar edhe presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov dhe kryeministri serb, Aleksandar Vucic.
“Pastaj nuk do të jetë me rëndësi nëse Greqia është pjesë e Shengenit ose jo, pasi që do të jemi në gjendje për t`i penguar refugjatët”, deklaroi Fizo me 3 shkurt.
Për Gerald Knaus, drejtor i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, paralajmërimi se po planifikohet shfrytëzimi i vendeve më të dobëta në rajon, Maqedonia, Bullgaria, Shqipëria, etj, për ndërtimin e murit kundër një shteti anëtar në Shengen, është vendim i çmendur.
Artikulli paraprakNë komunat shqiptare Qeveria nuk ndërton leximore, ky është luks vetëm për maqedonasit
Artikulli vijuesEmigrantët: Prej Gjevgjelie në Vjenë