Mbytet varka pranë Karaburunit, shpëtohen 7 turistë

Një varkë me 7 persona në bord është mbytur mbrëmë në ujërat e detit Jon në Vlorë por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Karaburunit ku varka, 9 metra e gjatë me 7 turistët ka pësuar avari dhe ka mbetur në mes të detit, raporton oranews.
Menjëherë turistët kanë lajmëruar kapitenerinë e cila së bashku me Guardia di Finanza kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur të shpëtojnë të 7 turistët./Indeksonline/kohaislmae

Artikulli paraprakSIRI – OPOZITARËT NJOFTOJNË FILLIMIN E LUFTËS PËR ÇLIRIMIN E HALEPIT
Artikulli vijuesReporterët Pa Kufij dënojnë sulmet ndaj mediave në Kosovë