Maqedonia u bë shtylla kryesore e Evropës për refugjatët

Nga fillimi i muajit deri më tani, në Maqedoni në vizitë pune kanë ardhur katër ministra për punë të jashtme nga vendet e Bashkimit Evropian, të gjithë me një qëllim dhe nevojë të njëjtë, gjetjen e zgjidhjes për krizën e refugjatëve,transmeton zhurnal.mk

Në fokusin e bisedimeve me politikanët e Maqedonisë dhe ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Poposki ishte rrjedha e refugjatëve nëpër vendet transistore duke i përfshirë edhe vendet fqinje. Megjithatë, ministrat nuk harruan që të japin deklarata edhe për situatën e brendshme politike dhe zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos.
Sipas ekspertëve, është e qartë se BE-ja e përballur me situatën e refugjatëve që po eshalon dhe se fronti kryesor nga vendet transistore do të jetë në Maqedoni dhe Greqi.
“Këtu përshtatet thënia latine ‘frikësohu nga danianët kur të japin dhurata’. Vlerësoj se fokusi i tyre është i drejtuar në drejtimin e zgjidhjes së problemeve me krizën e refugjatëve dhe se aksenti është i vendosur aty, përderisa deklaratat për situatën e brendshme politike në mënyrë kurtioze do t`i japin, përveç ndërmjetësuesve dhe ambasadorëve që në mënyrë direkte janë të përfshirë në zgjidhjen.
Më duket sikur po bëhen përgatitje për Maqedoninë për ndonjë projekt në lidhje me rrjedhën e refugjatëve, por do të shohim më andej se çka vijon. Në esencë është që të ndalojnë problemet që Evropa i ka me refugjatët dhe të ndërmarr preventivë”, vlerësoi ish ambasadori Dragan Janjatov.
Edhe sipas ish diplomatit, Risto Nikovski, vizitat e fundit të ministrave kryesisht janë në funksionin e krizës së refugjatëve.
“Në Bashkimin Evropian po parashtrohet pyetja çka më andej, pranvera po vjen dhe rruga do të nis, ndërsa Brukseli nuk e di se çka të bëjë. Për ne është me rëndësi që Maqedonia shumë lehtë mund të dale si një dëm kolateral, pasi që të gjithë indikatorët janë aty se ne duhet që ta zgjidhim problemin. Kjo nuk ka as logjikë e as nevojë të bëhet, por, ashtu si thotë populli, njëqind shkopinj tek tjetri nuk dhëmbin”, theksoi Nikovski.
Artikulli paraprakPër 24 orë janë lëshuar 234 vërtetime për migrantë
Artikulli vijuesLëvizja BESA: Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës