Një marangoz me shumë eksperiencë ishte plakur dhe ishte gati të dal në pension. Ai i tregoi punëdhënësit rreth planeve të tij për të lënien e ndërtimtarisë dhe të jetoj një jetë më të qetë me familjen e tij. Me siguri që do t’i mungoj rroga e mirë që merrte, por kishte nevojë të pensionohet.
Punëdhënësit i erdhi keq që një punëtor me përvojë largohet, por e luti nëse mund t’i bëj edhe një shërbim, ta ndërtoj edhe një shtëpi të fundit.
Marangozi u pajtua me propozimin dhe u sigurua që ky të jetë projekti i fundit. Duke qenë i preokupuar me mendimet e pensionimit, marangozi nuk i kushton shumë vëmendje këtij ndërtimi. Madje përdori mjeshtëri të dobët dhe materiale jo aq cilësore, vetëm e vetëm që ta mbaroj sa më shpejtë karrierën e tij.
Pasi e përfundoi punën, marangozi njoftoi punëdhënësin që t’ia tregoj shtëpinë.
Punëdhënësi mbante ca dokumente me vete dhe kur arritën në derën hyrëse i tha: “Kjo është shtëpia jote, është dhuratë nga unë!”
Zdrukthëtari ishte në shok! Çfarë turpi! Në rast se ai do e kishte ditur se është duke ndërtuar shtëpinë e tij, me siguri do ti kishte kushtuar shumë më tepër vëmendje!
Situata jonë mund të krahasohet me këtë marangoz. Allahu i Madhëruar na dërgoi në këtë botë ta ndërtojmë shtëpinë tonë për në Parajsë, duke e adhuruar dhe duke iu nënshtruar urdhrave të Tij. Tani, na mbetet neve të vendosim çfarë shtëpie dëshirojmë ti ndërtojmë vetes në botën e përhershme.
Burimi: Islamcan
Përshtati: Lutfi Muaremi
(Islampress)