Australi: Shërbimi sekrete kërkon respekt ndaj fesë islame

Kreu i shërbimeve sekrete australiane u ka kërkuar politikanëve konservatorë të vendit të tij të mbajnë një qëndrim më të moderuar me kritikat e drejtuara kundër fesë islame, sipas tij aspak frytdhënëse për luftën antikorrupsion, shkruan “The Australian”

Ky qëndrim i pazakontë i një zyrtari të lartë vjen një javë pas forumit nxitës të ish-kryeministrit australian, Tony Abbott, i cili gjykoi se feja islame përbënte “një problem mjaft të madh” , duke përforcuar idenë se të gjitha kulturat nuk janë të barabarta dhe se perëndimi duhet të shfaqë “një superioritet më të spikatur” mbi kulturën islame.

Paniku i shkaktuar nga sulmet terroriste të Parisit më 13 nëntor ka shkaktuar nga ana tjetër që mjaft vende të bëjnë publike deklarata islamofobe, siç është rasti i kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, i cili ka kërkuar nga ana e tij ndalimin e përkohshëm të hyrjes së shtetasve të fesë myslimane në territorin amerikan.

Artikulli paraprak“Që gjashtë herë uji na e përmbyt shtëpinë tonë modeste”
Artikulli vijuesMichael Moore i përgjigjet Donald Trump-it: Ne jemi të gjithë muslimanë