Afganistan – Vdesin 9 ushtarë të NATO-së

Tre ushtarë të NATO-së kanë humbur jetën në lindje të Afganistanit të premten. Autoritetet dhanë një arsyetim se pas kjo ka ndodhur gjoja pas një aksidenti me fluturake ushtarake. Arsyetimi më i shpeshtë kur duan t’i fshehin humbjet nga lufta me talebanët.

Misioni ndërkombëtar i NATO-së për ndihmë në siguri (ISAF) nuk ka saktësuar se ku ka ndodhur ky incident, apo se cilit nacionalitet i përkisnin ushtarët e vdekur.

Disa medie ndërkombëtare raportojnë se në mesin e viktimave, janë dy ushtarë dhe një civil, mirëpo NATO-ja nuk po komenton këto çështje.

Sidoqoftë mediet amerikane shkruajnë të tre viktimat janë amerikanë.

Pak ditë më parë, një helikopter ushtarak amerikan BlackHawk është rrëzuar në Afganistan, ndërsa të gjashtë ushtarët në bord, kanë vdekur.

Helikopteri dyshohet se është rrëzuar nga “veprimet armike” thuhet në komunikatën e ISAF./rel

Artikulli paraprakMarinsat amerikanë vrasin një djalë pesë vjeçar afgan
Artikulli vijuesViktima të iluzionit, syrit të keq dhe smirës