Pronari i rrjetit social Facebook, Mark Zuckenberg ka ngritur zërin në mbështetje të myslimanëve, pas skandalit që u bë nga kandidati për president të SHBA-ve, Donald Trump
“Unë dua të ngris zërin tim në mbështetje të muslimanëve që jetojnë në komunitetin tonë dhe në mbarë botën.
Pas sulmeve Paris dhe një jave plot urrejtje, mund ta paramendoj frikën e muslimanëve se mos do të persekutohen për veprimet e të tjerëve.
Si një hebre, prindërit e mi më mësuan se ne duhet të ngrihemi kundër sulmeve ndaj të gjitha komuniteteve. Edhe në qoftë se sulmi nuk është kundër jush, sulmi mbi lirinë është sulm për të gjithë.
Nëse ju jeni musliman në këtë komunitet, si udhëheqës i Facebook unë dua që ta dini se ju jeni gjithmonë të mirëpritur këtu dhe se ne do të luftojmë për të mbrojtur të drejtat tuaja dhe për të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurt për ju.
Tani familja ime u shtua me një fëmijë që na ka dhënë kaq shumë shpresë. Megjithatë, urrejtja e disave lehtë mund të kaloj në cinizëm. Ne nuk duhet të humbim shpresën. Për sa kohë që ne qëndrojmë së bashku dhe kujdesemi për njëri-tjetrin, ne mund të ndërtojmë një botë më të mirë për të gjithë njerëzit.”