MARRËVESHJE PËR SIGURIMIN E UJIT TË PIJSHËM NË 5 FSHATRA

Drejtuesit e institucioneve komunale të Vitisë dhe organizatës CDI, kanë nënshkruar një memorandum bashkpëpunimi, për realizimin e projektit të ujësjellësit për pesë lokalitete të kësaj komune.

Në bazë të këtij memorandumi, CDI në bashkpunim me komunën e Vitisë, do të sigurojnë ujin e pijes për fshatrat Sllatinë të Epërme, Sllatinë të Poshtme, Sodovinë të Çerkezëve , Sodovinë të Jerlive dhe Trestenik. Vlera e këtij projekti të përbashkët kap shumën prej 600 mijë euro dhe ai do të realizohet përmes fondeve të siguruara nga qeveria zvicerane dhe që menaxhohen nga CDI, komuna dhe institucionet qendrore të Kosovës.

Kryetari i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi, ka thënë një nga prioritetet e komunës është sigurimi i ujit të pijes për qytetarët e saj, prandaj ky projekt ka rëndësi të veçantë pasi bënë me ujë të pijes banorët e pesë lokaliteteve të cilat kanë mungesë në ujë për pije apo ujin që përdorin nga puset nuk është i cilësisë së dëshiruar. “Falënderojmë CDI për mbështetjen që po i jep komunës së Vitisë në realizimin e këtij projekti, pasi si komunë jemi të interesuar që të përmirësoj në vazhdimësi jetën e të gjithë qytetarëve “, ka thëën Arifi. Ai ka ftuar qytetarët që përmes participimit të ndihmojnë në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm dhe ka premtuar se komuna edhe në të ardhmen do të angazhohet që të vazhdoi realizimin e projekteve nëpër lokalitetet e saja ku prioritet është sigurimi i ujit për pij në ato fshatra ku nuk ka ujësjellës. “Pos në këto lokalitete, me CDI-në do të finalizojmë edhe projektin e ujësjellësit për fshatrat Gërmovë e Goshicë “.

Projekti i ujësjellësit në fshatrat Sllatinë të Epërme, Sllatinë të Poshtme, Sodovinë të Çerkezëve, Sodovinë të Jerlive dhe Trestenik, pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti, ndërsa projekti i ujësjellësit për fshatin Gërmovë dhe Goshicë pritet të përfundojë në fillim të vitit vijues.kohaislame

Artikulli paraprakKontributi i mërgimtarëve, i paharrueshëm
Artikulli vijuesLUSTRIMI, LISTËS I SHTOHEN EDHE TRE SHQIPTARË