Masakra e bihorit – fati I 9200 shqiptarëve të pafajshëm

Natën e Bozhiqëve të 43-tës, më 5 dhe 6 Janar 1943, forcat pushtuese serbo-çetnike masakruan 9200 shqiptarë dhe detyruan të shpërngulën me dhunë 32 000 të tjerë. Me bekimin e Kishës uzurpatore Ortodokse të Serbisë, forcat çetnike kryen një prej krimeve më të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore në Gadishullin Ilirik. Bihori mbetet në kujtesën historike të kombit shqiptar si një prej ngjarjeve që dëshmon, se Besë me serboçetnikët dhe sllavokomunistët shqipfolës nuk ka dhe nuk mundet të ketë KURRË.

Konvertimi i dhunshëm

Të mbijetuarit e Masakrës së Bihorit u detyruan të konvertohen me dhunë. Vajzat e reja dhe gratë e mbetura pa burra u konfiskuan dhe u skllavëruan për nevojat e batalioneve çetnike. Për fatin e tyre, me përjashtim të pak rreshtave në raportin e qeverisë shqiptare të kohës nuk është shkruar asnjë fjalë e vetme përkujtimore dhe nuk dihet ende asgjë. Partia Komuniste e Shqipërisë, e cila asokohe drejtohej nga serboçetnikët Milladin Popoviq, Dushan Mugosha, Svetozar Vukmanoviq Tempo dhe komisari i shërbimit çetnik Dora e Zezë, Velimir Stojniq, e heshti tërësisht ngjarjen dhe kurrnjëherë nuk e informoi opinion shqiptar me të vërtetën e ngjarjeve në Bihor. Përkundrazi, Partia Komuniste e Shqipërisë filloi të etiketojë shqiptarët e Kosovës si mbështetës të fashizmit dhe vuri në shënjestër të terrorit të kuq të gjithë drejtuesit politik të forcave nacionaldemokratike të Kosovës. Shqiptarët e Kosovës u detyruan të presin rënien e sistemit komunist për të pasur sadopak mundësi të flasin dhe të shkruajnë për krimet e sllavokomunizmit dhe gjenocidin e ushtruar ndaj tyre.

konvertimi-i-dhunshem-i-te-mbijetuarve-ne-bihor

DOKUMENTI I PARË – LETRA E MUHAXHIRËVE

Tiranë, me 30 Kallnuer, 1943-XXI, Shkëlqesisë Ekrem bej Libohova, Kryetar i Këshillit të Ministrave

Shkëlqesi

Në vijim të kthjellimeve që patëm nderin të Ju apim mbi ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në Bihor, në krahinat e Senicës e të Bjelopolës, sikurse na porositët, po paraqitim së bashku me këtë shkresë, nji relacion mbi ato mizorina, i forcuem me dhjetë copë dokumenta provuese. Shkëlqesia e Juaj e din vehtë se ç’masa duhet marrë për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve – gadi 10.000 shpirt – që janë tue vuejtun keqas, si edhe mbi çka duhet bamë qi ata mizorina mos të përsëriten dhe populli mund të shkojë në vend të vet. Edhe mbi atë pikë simbas porosisë së Juaj, e kemi dhënë mendimin tonë këshillues. Tue qenë të sigurt se Qeverija Mbretnore do t’a merrë parasysh këtë çështje me rëndësin e me ngutësin që meriton, mbeteni me shumë nderime.

N’emën të muhaxhirëve të Bihorit

P.S.
I lutemi së ndershmes Kryesi t’ia përcjellë sa më parë Kryqit të Kuq Shqiptar dokumentat origjinale, mbasi atij instituti i janë drejtue.

DOKUMENTI i II-të

Promemoria mbi ngjarjet e tmerrshme në zonën e Bihorit
1.- Katundet shqiptare të Bihorit, ndër krahinat e Senicës e të Bjelopoles, në zonën që quhet neutrale, midis Malit të Zi dhe Shqipnis, sepse nuk mvaret prej Administratës malazeze por as nuk asht e bashkueme me Mbretnin shqiptare , janë ba lama e nji tragjedije të tmerrshme qi ndodhi në ditët 5 e 6 Kallnuer 1943.
2.- Banorët e atyne krahinave fatkeqe qi priteshin me padurim, por plot shpresë e besim, bashkimin e tyne me Nanën Shqipni, sikurse e don e drejta dhe vullneti i atij populli qi ka vuejtun për kohë të gjatë nën zgjedhën e Malazezve, u ban dëshmorë të nji dëshire të shejtë, ata kanë pa me sy, ndër ato ditë të zeza, çka nuk ka ndodhur kurrkund ndër vise t’ona.
3.- Çetnikët malazez e serb, katër a pesë mijë, dhe ndoshta ma shumë, nën komandën e Vojvodës Pavle Gjurishiq ose t’urdhënuem prej “tij” u avitën tinas katundeve të Bihorit, tue kalue lumin, togje – togje, në të mugët e natën. Sa t’a kuptojë popullsia rezikun, çetnikët, u vërsulën kundër saj si bisha t’egra dhe e filluan me terbim veprën e tyne shnjerëzore tue prishun, tue gjegun e tue masakrue. Në pak kohë 82 katunde u prishën e u shfaruen. Banorët e tyne, të tmeruem, duelën në mes të natës prej shtëpizave që të shpëtojnë prej zjarrit, të veshun e të shveshun. Por ranë në duert e çetnikëve t’egjër, të cilët i grinë me pushkë, me thika e me shpata. Nuk kuryen as pleq, as gra, as fëmijë të njomë. Kush shpëtoi prej dorës së çetnikëve, e gjet vdekjen në bjeshkë prej të ftohtit. Kush mundi t’i shpëtojë vdekjes tue ikur, ka me e pasë për gjithë jetën në trup e në shpirt, vulën e tmerit e të vuajtjeve.

4. – Bilansi i ditëve tragjike të Bihorit, shkurtimisht, asht ky: Shtëpija të djegura 1763, burra të vramë 590; të therun 185, gra të vramë 340; gra të theruna 285, fëmijë të therun 701; të djegun 705, të grimë prej të ftohtit: fëmijë 447, gra 266, burra 119, të vdekur nga urija, të plagosur: burra 359, gra 275, të marrun rob (gra e vajza) 251. Pra, gjithsej, si mbas hetimeve të bamë me shpejti, del se të vdekurit janë 3741 dhe të plagosunit 634. Sa për 251 shpirt qi mungojnë, shumica e madhe e të cilave asht gra e vajza, këto do të jenë marrë rob qi t’u shërbejnë çetnikëve qi t’a plotësojnë veprën e tyne të turpshme e shnjerzore. I takon botës së qytetnueme t’i peshojë e t’i gjykojë këto mizorina. Mallkimi i Zotit le të bien pa mëshirë mbi ata q’i mendojnë e i kryejnë; dënimi i Drejtësis njerëzore le t’i ndëshkojë shkaktarët e kësaj kërdie qi janë tregue bisha të pashpirt.

5.- Shkaktar kryesuer i këtyre mizorinave mund të quhet Vojvoda Pavle Gjurishiq, shokët e çetat e tij. Ay paturpësisht pretendon se i asht shtrue autoriteteve ushtarake italiane të Maltzi dhe se bashkëpunon me to. Vepra kriminale e kryeme kundër Shqiptarëve të pafajshëm e të pamprojtun të Bihorit e provon plotësisht se Gjurishiqi dhe çetnikët e tij janë anmiq të betuam të fisit shqiptar. Janë gjithashtu anmiq të papajtueshëm t’Italisë: e treguen përpara dhe do t’a provojnë rishtas në ma të parin rast të volitshëm. Qi Pavle Gjurishiqi e organizoi planin e masakrit në Bihor dhe ndofta e zbatoi në vend, nuk duhet të ketë dyshim. Dëshminat e atyne q’i banë çetnikët në veprim e sipër; shenjat qi ata lanë në lamën e kërdisë s’provojnë mjaftësisht fajin e tij. Por, veç këtyne provave asht fakti se nuk mund të merret me mend qi, ndër ato vise, mund të veprojë nji çetë e madhe 4- 5 mijë vetësh pa dijen e pa lejen e tij. Në nji proklamatë të shpallun e të nënshkrueme prej tij, mbas masakrit, ay thotë tekstualisht: “Tragjedija e katundit Burgjeve ka sjellë dëshpërimin e popullit t’onë në kulm dhe ky ka eksplodue. Populli vetë asht çue me marrë gjakun dhe njëkohësisht me u mbrojtë. Kanë ndodhun tmere të pa mbajtura në mend deri më sot, qi ka qenë e pamundur me i ndalue. Komanda e çetnikëve dhe kryetarët e njësive të mija s’janë pjesëmarrës në këtë…” Qi ay gënjen pa turp, duket faqas, sepse çetnikët me uniforma e me të gjitha shenjat dalluese të tyne: ata e kryen kërdinë e jo katundarët malazias. Kjo gja asht evidente, e dukshme qartësisht, e pamohueme.

6.- Pavle Gjurishiqi flet, në Proklamatën e tij, për “tragjedinë e katundit Burgjeve” dhe, me këtë, don të thotë se faji asht i popullsis shqiptare, e cila i ka dhanë shkak munxynes së Bihorit. Kjo asht nji renë qi e akuzon dhe nuk e shfajëson. Ja si qëndron puna: Gadi dy muej ma para, malizas të katundit Burgjeve qi nuk shkojnë me Shqyptarët, mbassi shumë ndër “ta” e kanë zanat grabitjen dhe janë çetnikë, e atakuan katu
ndin shqiptar Bular, rëmbyen 40 krenë lopë, 250 berra dhe vranë dy bari. Dy javë ma vonë, Shqiptarët e vendit, tue drojtun dhe kërcnime të tjera, u mbështjellën dhe shkuen në katundin Burgjeve, ku kishin mësue se gjindet nji pjesë e baktive të grabitun. Atje u pritën me pushkë prej çetnikëve dhe kështu u ndes nji luftë midis tyne. Përfundimi asht se u vranë disa nga të dy palët, u dogjën 5-6 shtëpi, por nuk u damtue as nji njeri qi nuk mori pjesë në luftim, as nji grue nuk u vra, as nji fëmijë nuk u plagos. Asht marri e thjeshtë të gjykohet se me ngjarjen e Burgjeve, të shkaktuese prej malaziasve, popullsia shqiptare ka provokue ahmarrjen e Bihorit. Kryeparë vihet re se katundi shqiptar Bulari, qi u ba shkak për ngjarjen e Burgjeve, as nuk gjindet midis atyne 82 katundeve që janë shkatrre prej çetnikëve.

7.- Asht jasht menç të thuhet se ndofta Shqiptarët e kanë shkaktue vet ngjarjen e Bihorit. Kryeepara ata mezi presin realizimin e idealit të tyne qi asht bashkimi me Mbretnin shqiptare. Ata e kanë kuptua mirëfilli se çdo ngatresë e trazirë në vend, shkon për dam të tyne. Ata vullnetarisht janë ba mbrojtës të qetësisë e kanë luftue kundër kryengritësve qi kërcnonin rendin e ri të vendosun n’at zonë. Ata u kanë dalë zot ushtarëve dhe karabinierëve italianë, kur këta janë ndodhur ngushtë si në ngjarjen e Beranës ku ishin rrethue nga çetnikët dhe u shliruen nga Shqiptarët -, jo për tjatër, por për njerzi e për mirënjohje kundrejt atyne ushtarëve qi kanë ardhur si shlirues të tokave shqiptare të Malitzi. Asht ky provokimi ma i randë për të cilin i fajson Pavle Gjurishiqi, sikundër del faqas nga Proklamata e tij q’u përmend ma nalt. Por, sigurisht “provokimi” asht vetëm nji fjalë për ta mbulue të vërtetën. Realiteti asht se Pavle Gjurishiqi me shokë, kundrejt Shqiptarëve nuk ban[ tjatër veç se me e zbatue planin ma të gjanë të Drazha Mihajloviqit. Baterdija e tmerrshme e Bihorit mund të thuhet se asht zbatimi i pikës së parë të Planit të kurdisun nga Mihajlloviqi, dhe të shpallun ca kohë ma parë prej Shtypit shqiptar, ku shfaqet qartas vendimi me e shfarosun popullin shqiptar t’atine krahinave.

masakra-ne-bihor-2

8.- Të mjeruemit e tragjedis së Bihorit, ndër krahinat e Senicës e të Bjelopoles, nuk janë vetëm ata q’u shënuan ma nalt, në pikën 4. Janë edhe t’ikunit nga tmeri. Këta mbath e vdath kanë lanë plangun e shtëpinë dhe kanë marrë rrugën e malit dhe shumica e tyne kanë dalë përkëtej kufinit. Nji pjesë tjatër e madhe gjindet në Qendrën e Bjelopoles. Të parët janë 6- 7 shpirt, shumica në Pejë. Ata të Bjelopoles janë 4-5 shpirt. Të gjithë gjinden mos ma keq. Të plagosunit e të sëmundit janë në rezik të madh. Sëmundje të rënda dhe të rrezikshme, edhe për popullsinë e vendit, mund të shfaqen në mes të tyne. Të gjithë kanë nevojë për ndihmë të shpejtë dhe të dobishme. I takon Qeverisë mbretërore t’i vendojë e t’i zbatojë me ngutësi masat që do t’i duken ma të përshtatshme. Masat e shpejta dhe ma të nevojshme munden me u radhitë në këtë mënyrë: a) Organizimi i ndihmës, zyrtare e kombëtare, për muhazhirët të mjeruemit: strehim, veshje dhe ushqim; b) Dërgim i shpejtë mjekësh dhe barnash për të sëmundit; c) Organizimi i rikthimit të muhazhirëve nëpër vendet e tyne, pasi të vendoset atje qetësija dhe sigurija; d) Përkrahje materiale që të mundin ata t’a rifillojnë sa më parë punimin e tokës.

9.- Duhet theksuar se zgjidhja e plotë e çashtjes qëndron vetëm në rivendosjen e banorëve nëpër shtëpijat e vet. Por këto u dogjën e u shkatruan, sikundër edhe e gjithë pasunija e tyne e lujtëshme .Prandaj duhet mendua dhe vendosun mënyrat se qysh këta njerëz mundin të rivendosen nëpër plangjet e veta e t’a rifillojnë jetën e parë. Duhet theksue gjithashtu se n’atë vend nuk ka aspak siguri. Me kot thënkan autoritetet e Cetinës se mbretnon qetësija. Mbasi ikën çetnikët, si me thanë “zyrtarë”, u sulen (vërsulën –I . A)për grabitje banorë e bashibozuk të tjerë nëpër të gjitha katundet e prishuna. Këta janë t’armatosun thuhet se kanë edhe mitraloza. Asht fakt se banorët shqiptarë qi kanë dashun të kthehen në shtëpi të vet, si dhe ata qi kanë shkue për t’i varrue të vramit e të therunit, janë pritë me pushka dhe disa prej tyne kanë mbetë të vramë.
10.- Tue marrë parasysh se çka ndodhi në Bihor, si duket, vetëm fillimi i një prodroni kundër popullsis shqiptare, dhe ma për së shpejti ka me u ardhur siraja (radha – I.A.) krahinave të tjera, asht e domosdoshme dhe e ngutshme të mendohet dhe të zbatohen qysh tash masa të dobishme e të forta për t’a sigurue e për t’a shpëtue popullsin shqiptare të zonës neutrale. Shumë masa të përshtatshme mund të gjenden, por kryepari vijnë në mendje këto: a) Armatimi i popullsis shqiptare; b) Garantimi i kufinit të zonës neutrale me Malinezi nga ana e ushtris italiane të Malitzi; c) Organizimi i përshtatshëm i vullnetarëve shqiptarë të vendit; d) Vendosja në zonë ose aty pranë i autoriteteve eprore të Zonës. Këto masa mund të zbatohen sikundër tregohet ma poshtë:

11. Për t’a zbatue rifillimin e armatimit, duhet marrun ngutshëm masat që vijojnë:

a) Në popullin e Sienicës i aftë për të mbajtun armë, duhen dërguar së paku 6.000 pushka me municione të mjaftueshme dhe 3.000 pushka të tjara për Tutin e Rozhajë. Në këtë hesap nuk përfshihen nevoja për Plavë e Gusinë dhe që kapin 2.000 pushkë të tjera;
b) Do t’ishte gja e domosdoshme që, përveç pushkëve, të vihen në dispozitë të popullit shqiptar të Zonës neutrale një sasi mitralozash, të mëdha e të vogla. Për përdorimin e tyne ka mjaft njerëz të stërvitun.
c) Nënkuptohet se këto armë nuk do të ndahen të gjitha në popull, por vetëm një pjesë e vogël, ndër ata burra të njoftun e të besueshëm, që do të përbajnë si me thanë “Rojen Civile të Vendit”. Parija e çdo vendi mund të bahet dorëzanëse për njerëzit që do të marrin armët në dorëzim;
d) Sa për pjesën e madhe e këtyre armëve, dhe sidomos të municioneve, ato kanë me u vendue ndër depo të posaçme, të zgjedhuna simbas situatës së vendit dhe me të gjitha sigurimet që kërkon mirmbajtja dhe ruajtja e këtyne depove;
e) Shpërndarja e armëve nga depot e paramendume, do të bahet vetëm në rast reziku, domethënë kur të vërtetohen sheja të dukshme nga ana e çetnikëve për të mësye katundet e zonave në fjalë.

12. Që shpërndarja e armëve, në raste të tilla, të bahet e rregulltë dhe me të gjitha garancinat e duhuna, nevojitet nji organizim paraprak ndër çeta vullnetarësh, të mëdhaja e të vogla, simbas nevojave të vendeve të ndryshme. Këto çeta do të kenë në krye të tyne njerëz të njoftun që do të mundin me garantue për vullnetarët qi ata kanë me pasë nën urdhën të vet. Ky organizim mund të kryhet mirëfilli tue shënue, së pakut, tre oficera të stërvitun e t’aftë, si organizues të vullnetarëve ndër zonat e përmenduna, dome thanë nji në Senicë, nji në Rozhaj e nji në Plavë e Gusinë.

13. Duhet pohue për, se sa vullnetarët, sa armët që do të kenë ata, nuk do të mjaftojnë për mbrojtjen e vendit, kur ky të mësyhet nga çeta të mëdhaja, me armatim e organizim të përsosun, si ata të Pavle Gjurishiqit që kanë ba kërdin në Bihor dhe që përbahen nga mija shpirta. Prandaj zonave neutrale të përmenduna, u duhet me doemos një vërejtje e posaçme nga ana e fuqive t’armatosuna italiane të Malitzi. Ato duhet t’organizojnë një rjetë postësh për t’a vërejtun lëvizjen e çetave të mëdhaja e, në rast nevoje, për me ndalue të msymit e tyne, ose për ta ndihmue përpjekjet e vullnetarëve shqiptarë.

14. Për të
pasun populli shqiptar nji provë të dukëshme interesimi t’autoriteteve eprore italiane e shqiptare, do t’ishte mirë që Komisari i Naltë, Shkëlqesa Umilta, sidhe një nëpunës shqiptar me autoritet, t’a vendosin qendrën e veprimtaris së tyne në Senicë, ose aty pranë.

15. Populli shqiptar i zonës neutrale e kupton me zor situatën e sotme, që sy duhet të vazhdojë me ndejtun i ndamë prej Shtetit shqiptar. Dëshira e tij ma e flaktë dhe shpëtimi i tij i sigurtë do t’ishte aneksimi i menjëhershëm. Ay e din boll mirë dhe nuk dyshon se ky përfundim dëshirohet prej Qeverisë shqiptare dhe gjen përkrahje pranë Qeverisë italiane, si edhe se ky bashkim do të kryhet në çastin e volitshëm. Por, për t’i dhënë atij fuçinë shpirtërore dhe durimin me prit, duhet qi, interesimi i Qeveris dhe përkrahja e Qeveris italiane të marrin një formë të gjallë, për t’a rivendosun atë popull të mjeruam ndjenjën e sigurisë dhe për t’a forcuen shpresën e tij. Masat q’u përmenden ma nalt, dhe të tjerat që Qeverija Mbretnore nund t’i gjejë vetë, duhen zbatue ngutësisht e në mënyrë sa ma të dukëshme, që populli t’a rifitojë besimin në mbrojtjen e saktë të Qeverisë shqiptare dhe që, n’anën tjetër, të mund të mënjanohen ato të këqija për ahmarrje e të tjera që mund të lindin nga dishprimi i popullit.

16. Autoritetet shqiptare të njanës anë dhe ato italiane n’anën tjetër duhet të kenë besim te mendarija (te të mençurit –I. A.) e popullsis shqiptare. Ajo e kupton vleftën e urtësis dhe të durimit në këto çaste. Pra, jo vetëm se nuk kërkon të nxjerë ngatrime, por do të mundohet të gjith krenat e saj të ndalohen e të prevenojnë çdo akt e vendim të papëlqyeshëm.

I bashkohen këtij relacioni nji sasi dokumenta – radhoj e qartësisë fiktive të cilat epen hollësinat dhe provohen çka u tha ma nalt mbi mizerinat e kryme prej Malazezve ndër katundet e Bihorit. Tiranë, me 30 Kallnuer 1943-XXI.

DOKUMENTI i III –të

Drejtoris së përgjithshme të Kryqit të Kuq

Me anë të ngarkuesit t’onë zotni Emrush Myftarit po ju dërgojmë nji kuti me raportin mjekues ku gjinden të mbylluna nji pjesë të masakrimevet që kanë bërë çetnikët Malazez kundra popullatës Shqiptare të Bihorit që gjinden gjatë bregut të lumit, në anë të këtyne dokumenteve mundë të marrë vesh gjithë bota mbarë se këto janë veprimet e shekullit 20 që kanë adaptue çetnikët Malazez kundra nji zone thjesht Shqiptare dhe që në dejt e banorve të tyne vlon gjaku Shqiptar. Këta vllazën masakrue nga anmiku pse pakë në numër në proporcion me ata të anmikut që i ka sulmuar dhe pa mjete luftarake. Këta vllazën me gjith se janë Shqiptarë fatkeqësisht kanë ngelë provizorisht jashtë vijës së demarkasjonit si zonë neutrale dhe me gjith kërkesat e tyne qi t’i lidhen nënës Shqipni, fatkeqësisht dëshira e tyne nuk mbriti të realizohesh deri sa anmiku i zhduki nji herë e përgjithmonë. Mbas kësaj Zone rreziku i kërcënohet popullatës Shqiptare Petnicë, Peshter, Senicë, Suidoll e Delimegjë, në qoftë se Qeverija Shqiptare nuk do u vijë në ndihmë, sigurisht edhe këta kanë me pësue atë që pësuan vllaznit e Bihorit dhe nuk asht çudi që këtë më vonë të pësojë dhe Kosova.

Rrozhajë, me 23-I-1943

DOKUMNETI i IV-të

1.- Kokë djali rreth 13- 15 vjeç e preme me anë të nji arme të bardhë (shpatë- thikë)dhe këtë me nji të sjellme nga e cila shihet se anët e plagës janë krejtësisht të rrafshëta, kështu qi skajet e ashtit të nofullës të poshtme janë krejt të rrafshëta.
2.- Kokë gruje rreth 22-26 vjetshe e preme me anë të nji arme të bardhë e cila shihet në skajet e plagës janë krejt të rrafshëta. Flokët e kokës djegun dhe lëkura karbonizua, nga e cila shihet se koka i është premun grues së gjallë dhe masandej hjedhun në zjarë.
3.- Shuplakë djaloçi rreth 10 vjetësh e preme me nji të sjellme me nji armë të bardhë nga e cila shihet se skajet e plagës në asht (koc) e mish janë të rrafshëta.
4.- Këmba e burrit të pjekun, e preme me armë prefëse me nji të sjellme si kur duket nga skajet e rrafshëta të plagës në asht e mish.
5.- Dora e djathtë e preme në bërryl dhe karbonizua, nga e cila shihet se dora e fatkeqit ka qenë premun për së gjalli dhe masandej hjedhun në zjarr. Dora ësht e nji djali.
6.- Dora e djathtë e preme në bërryl dhe karbonizua, nga e cila shihet se asht premun për së gjalli të viktimës dhe masandej hjedhun në zjarë. Dora i ka përkitun nji persone të rritun.
7.- Dora e majtë e preme pak nën bërryl dhe karbonizua, nga e cila shihet se ka qenë e preme për së gjalli të viktimës dhe masandej hjedhun në zjarë. Dora ka qenë e nji persone të rritun.
8.- Veshi i djathtë dhe i majtë të njeriut pjekun. Tu dy veshtë kanë qenë të premë në nji të sjellme e me anë të nji arme prefse, nga duken skajet e së premes plotësisht të rrafshëta. Të dy veshët janë të preme më parë.
9.- Veshi i djathtë i premë në bazë të nji të sjellme e me anë të nji arme të preftë, nga duken skajet e së premes plotësisht të rafshëta.
10.- Hundë me buzën e sipërme me gjithë mustakët të preme mbi kocin e hundës. Skajet e plagës janë të rrafshëta.
11.- Syni i djathtë dhe i majtë, të nxjerrun me kapak nga gropa e syvet. (Rozhajë, 23 I 1943)

DOKUMENTI i V-të

Kryesis Komitetit të Kryqit të Kuq Shqiptar

Në Rozhajë mbas veprës gjakësore e çnjerëzore në zonë neutrale, janë grumbullue afro 5.000 frymë refugjatësh janë shtrëngue të ikin nga tokat e tyne dhe të shpëtojnë shpirtin lakuriq nëpër akull, borë dhe furtunë tue ikë nëpër bjeshkë, për shkak të cilës gjë burra gra e sidomos fëmijë janë fare lakuriq ose veshun me rroba rrecka rrecka. Ndër ta ka shumë të plagosun. Deri tash s’janë hetue sëmundje efektive, por të sëmurit e ngrirë nëpër artikulacione me zgjebe, me bronshit dhe me të tjera sëmundje lëkure ka shumë. Të gjithë refugjatët janë me morra dhe qëndron rreziku i ç’faqjes së tifos axantematicus, dhe shtoj se në disa prej katundarëve të djegum sështë çfaqë tifoja në fjalë.

Nëpër disa gra e djelm asht dukun në disa raste avitaminoza dhe këtë “D” “B” C”. Ka fillue organizimi i banjës primitive dhe spitalit prej 15-20 shtretë. Prandaj i lutemi Kryesis Kryqit të Kuq Shqiptar, t’udhëzon dërgimin sa më të shpejtë të ndihmës në roba djemsh, grash dhe burrash, dhe po qe e e mundun dhe me rrobat për fëmijët në moshë të ndryshme, e për foshnjët e vogla në gji, pelena (shperra) gjithashtu të keni mirësinë me dërgue ndihmë të shpejtë në medikamente për të cilat ndihet nji mungesë e madhe sidomos në materialin mbështjellës dhe në specialitetet e vitaminave (C, A, B dhe D) me të cilat aspak s’disponohet në këto vise.

Lusim ma tepër t’urdhënoni dërgimin e nji mjekut, e në qoftë se Kryqi i Kuq Shqiptar nuk disponon nji mjek, të përpiqeni pranë Ministrisë përkatëse se të dërgojnë me urgjencë së paku nji mjek, dhe së fundit drejtohuni patriotizmës së mjekëve të Tiranës që të vijnë në ndihmë ndonji prej tyne si vullnetarë në këtë anë të masakrueme.

Rozhajë, më 23-I-1943 Kandidat Medicine – Hasan Llukaqi.

(Notë: Shkrimi është i plasuar në origjinal ku mundë të gjeni në shumë raste terme dhe karaktere të dialektit Gegë)

Artikulli paraprakVolkswagen krijon një karrocë për fëmijë që ndjek prindin
Artikulli vijuesKOMANDAT E MUHAMMEDIT (A.S.) PËR LUFTËRA