Masakra e Parisit dhe dy qasjet e gabuara nga ana e muslimanëve dhe disa hoxhallarëve

Mendim personal në rastin e Francës.

Ne lidhje me kete rast, mendoj se kemi dy qasje te gabuara nga ana e muslimaneve dhe disa hoxhallareve:
E para: ata te cilet kur përmendin kete rast, permendin krimet e Francës ndaj muslimaneve.
E dyta: ata të cilet e përmendin këtë tragjedi ne ate formë saqë te duket se ska pasur tragjedi me te madhe per njerëzimin.

Të parët nuk solidarizohen me viktimat, familjarët e tyre dhe me gjithë njerëzit dashamirës në botë, po ashtu edhe qasja e tyre jep shenjë se sikur nuk brengosen për këtë tragjedi, madje hakmerren ndaj fajësisë se shtetit mbi gjakun dhe pafajësinë e viktimave!

Këta persona sado që thonë se janë kundër terrorizmit, prap se prap ne sy te njerëzve nuk duken të tillë, sepse nuk kanë zgjedhur kohën e duhur që të refuzojnë padrejtësitë e perëndimit ndaj muslimaneve, edhe pse ato nuk diskutohen.

Ndërsa qasja e dytë, përveçse nuk përkon me realitetin që e jetojmë dhe të vërtetën që e dimë, ajo njashtu më shumë i ngjan një hipokrizie sociale se sa një realiteti të një ndjenje të çiltër njerëzore.

Andaj, mendoj se forma më e mirë e refuzimit të këtij krimi, është që të distancohemi nga krimi, vepruesit e tij dhe nga çdo krim i tillë që ndodh nëpër botë,kudo qoftë ai, e veçanërisht ndaj muslimaneve.

Këtu inshaAllah është mesatarja e kërkuar, e ku gjendet ajo, aty është edhe e vërteta.
Allahu a’lem.

XH.L.

Artikulli paraprakMeka e Medina dhe “ bombat atomike” të Kastriot Myftaraj
Artikulli vijuesA e dini çfarë thonin Islamofobat në kohën e Profetit tonë Muhammed?!