Masakra në Siri, mblidhet Këshilli i Sigurimit

Nju Jork – Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet së shpejti për të diskutuar mbi masakrën ku mbetën të vrarë rreth 100 persona, 34 prej të cilëve fëmijë, në Houla të Sirisë. Masakra e disa ditëve më parë është dënuar ashpër dhe gjerësisht nga udhëheqësit botërorë.

Këshilli i Sigurimit kërkon që Rusia, aleatja e vetme e madhe e Sirisë, t’i bëjë presion Presidentit Bashar al-Asad të ndalë vrasjen e civilëve.

Diplomatët thanë se takimi i KS-së është thirrur pasi Rusia nuk pranoi t’i bashkohet deklaratës së përbashkët të Britanisë së Madhe dhe Francës, e cila dënon vrasjet. /Start/kohaislame

Artikulli paraprakAFGANISTAN – TETË CIVILË TË VDEKUR PAS NJË SULMI TË NATO-S, PËRFSHIRË GJASHTË FËMIJË
Artikulli vijuesMatura 2012, nis përzgjedhja e pyetjeve të letërsisë