MASË

0
320
MASË I f.
1. Njësi matjeje (e gjatësisë, e peshës, e vëllimit etj.); diçka që përdoret si mjet për të matur gjatësinë, vëllimin, peshën etj.; enë (gotë, tenxhere etj.), vëllimi i së cilës njihet dhe shërben si njësi matjeje për diçka zakonisht të lëngshme, si pluhur a kokrra-kokrra; sasia e lëndës që nxë një enë e tillë. Masë e madhe (e vogël). 
Masë drithi (mielli). Masë vaji (rakie, vere). Masë njëlitërshe. Masë gjatësie. 
Sistemi metrik i masave. Zyra e kontrollit të peshave dhe të masave. Mori një masë sheqer. 
2. Vlera e një madhësie, e shprehur në njësi matëse; përmasat e diçkaje (gjatësia, gjerësia etj.), që duhen për t’i bërë një veshje, një pajisje etj. Masa e trupit. Masa e këmbës (e këpucës). Masa e enës. I mori masën. Janë prerë me një masë. 
3. edhe fig. Madhësia a sasia e diçkaje; madhësi a vlerë që merret për krahasim. 
Në të njëjtën (në po atë) masë. Në masë të barabartë. Nuk duhen matur me të njëjtën masë. 
4. fig. Kufi, cak; shkallë. Tej (jashtë) mase tepër, jashtë çdo kufiri. Ndjenja e masës njohja e një caku që nuk duhet kaluar në veprime, në qëndrimet ndaj të tjerëve etj. E kaloi masën e teproi. Në një masë të madhe. Deri në atë masë sa… Deri në një farë mase. Në masën e duhur. E di masën. Nuk ka masë. U gëzova pa masë u gëzova shumë. 
5. let. Numri dhe mënyra e radhitjes së rrokjeve të theksuara e të patheksuara në llojet e ndryshme të vargjeve. Masa e vargut. Masat e një vjershe. 
6. muz. Ndarja e një pjese muzikore në disa pjesë të barabarta, për të formuar ritmin; takt. Masë muzikore. Masë e thjeshtë (e përzier, e përbërë, e çrregullt). 
Masë teke (çifte). 
* Me masë 
a) as shumë as pak, aq sa duhet, me qokë; 
b) me kursim, pak nga pak. Nuk i vë masë gojës edhe poh. flet të lara e të palara, flet shumë e pa përgjegjësi, nuk i vë fre gojës.
 
MASË II f.
1. Veprim a mënyrë veprimi, urdhër a udhëzim i nevojshëm për t’ia arritur një qëllimi të caktuar. Masë e rëndësishme (e shpejtë, e ngutshme, e drejtë, e rreptë). Masa konkrete (praktike, energjike, rrënjësore, përgatitore). Masa organizative. 
Masa lehtësuese. Masat e nevojshme. Masa mjekësore (higjienike, parandaluese, parambrojtëse). Masa sigurimi. Plani i masave. Marr masa. 
2. Ndëshkim, dënim që përdoret si mjet edukimi ndaj dikujt. 
Masë disiplinore (ndëshkimore). Morën masë kundër tij.
 
MASË III f.
1. Sasi e madhe prej një lënde, pa formë të caktuar e vështruar si diçka më vete. Masë e madhe. Masë plastike. Masë e zjarrtë. Masë bimore. Masë e gjelbër (e njomë). Masë dheu (rëre). Masë ajri (ajrore). Masë uji (ujore). Masë dëbore. 
2. Grumbull i madh sendesh a qeniesh të ndryshme. Masë gurësh. 
Masë peshqish (shpendësh). 
3. kryes. Grup i madh njerëzish që përbën një forcë të gjallë e të qëndrueshme në një vend; shtresë e gjerë shoqërore; populli punonjës. Masat e gjera (punonjëse). Masa e punëtorëve (e fshatarëve, e grave, e rinisë, e mësuesve, e nxënësve, e sportdashësve, e dëgjuesve, e shikuesve). Organizatë masash. Këngë masash 
(për masat). Zëri i masës. Vija e masave. Vepër e masave. Kërkesat e masës (e masave). Në gjirin e masave. Në krye (në bisht) të masave. Shkrirja me masat. T’u shërbejmë masave. E bëjnë masat. Për masat. 
4. spec. Madhësi që mat sasinë e lëndës së një trupi dhe që është një nga madhësitë themelore të mekanikës; plogëtia e një trupi në raport me forcën që zbatohet mbi të. 
5. filoz. Kategori që shpreh njësinë e sasisë e të cilësisë në sendet ose në dukuritë e botës reale. Masë e re. Kategoria e masës. Prishet masa. 
* Në masë me shumicë. Bën masë elektr. bën qark të shkurtër e nxjerr shkëndija (kur takohen dy përcjellës të zhveshur të rrymës elektrike).