Norvegji, muslimanët mbrojnë sinagogën

0
235
Qindra myslimanë norvegjezë pritet të formojnë një mburojë njerëzore rreth sinagogës së Oslos, duke shprehur solidaritet me komunitetin hebraik të qytetit. Ngjarja vjen një javë pasi një person i armatosur sulmoi një sinagogë në Danimarkën fqinje.

Organizatorët e ngjarjes thonë se Islami kërkon të mbrojë të gjithë njerëzit, pavarësisht nga feja e tyre, ndërsa më shumë se 2000 njerëz priten për t’u bashkuar me “mburojën e paqes”.

 
Shfaqja e mbështetjes vjen pasi Omar Abdel Hamid El-Husein, një danez me prejardhje palestineze, vrau dy vetë në një sinagogë.
 
Komuniteti hebre i Norvegjisë është një nga më të voglit në Evropë, rreth 1000. Ndërsa popullata Muslimane ka qenë në rritje të vazhdueshme përmes emigracionit, më shumë se 200.000 musliman jetojnë në vend. Norvegjia ka një popullsi prej rreth 5,2 milion banorësh. kohaislame