MASH: Sekuralizmi i shtetit nuk është prishur, fëmijët prindërit e tyre i kanë çuar në Kishë

Prindërit, si dhe gjyshët e gjyshet me vet dëshirë i kanë dërguar fëmijët në kishë para nisjes së vitit të ri shkollor për t`u lutur për sukses të mirë, thuan nga Ministria e arsimit, pasi që në rrjetet sociale u shpërndanë fotografi të fëmijëve në një Kishë në Probishtip, transmeton zhurnal.mk

“ Pasi që këto fotografi i përcollën edhe disa media, ne kontrolluam në shkollën në Probishtip, nëse atë gjë ndonjë mësues individualisht ka organizuar vizitën e kishës nga ana e fëmijëve. Morëm vërtetimin se diçka e tillë nuk ekziston.

Për këtë gjë biseduam edhe me kryetarin e komunës. Gjithsesi, shkollat nuk mund të organizojnë diçka të tillë, pasi që kjo do të nënkuptonte prishjen e sekularizmit të shtetit”, thuan nga ministria.

Artikulli paraprakLëvizja BESA: Takim miqësor në Ambasadën e R. së Shqipërisë
Artikulli vijuesGjermania në Maqedoni do t`i ktheje 5.514 azilant ekonomik