MASHT-i synon profilizimin e mësimdhënësve

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) po planifikon që prej muajit shtator të këtij viti në shkollat fillore në Kosovë të ketë profilizim të mësimdhënësve prej klasës së parë deri në të pestën.

Secili prej mësimdhënësve do të jetë i profilizuar për një klasë të këtyre niveleve, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë iniciativë MASHT-i ende nuk e ka pilotuar në ndonjë shkollë, e që njohësit e arsimit shprehin dyshime se një hap i tillë do të mundë të jetë një eksperiment i radhës.

Këshilltari i ministrit, Valmir Gashi, nuk ka treguar përse nuk është pilotuar në ndonjë shkollë kjo iniciativë, por ka shprehur bindjen se një hap i tillë synon të ngrejë cilësinë në arsim.

Artikulli paraprakMay do ta rregullojë shitblerjen e bitcoin
Artikulli vijuesSi funksionon truri krijues