Besimtarët myslimanë nisen për Haxh më 9 dhe 10 tetor

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton të gjithë besimtarët, të interesuarit dhe opinionin e gjerë se nisja e besimtarëve kosovarë për të kryer Haxhin e sivjetshëm bëhet ditën e martë dhe të mërkurë (më 9 e 10 tetor) nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, për në Medinë të Arabisë Saudite.

Për këtë qëllim, me kohë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e duhura, si regjistrimi i besimtarëve për Haxh, janë marrë vizat, është bërë vaksinimi, si dhe janë kryer të gjitha proceduarat në Arabinë Saudite, akomodimi, transporti, etj.

Këtë vit nga Kosova për në vendet e shenjta, Mekë e Medinë, do të udhëtojë 880 besimtarë, nga ta 36 udhëheqës të grupeve të hanxhinjve, katër udhëheqës kryesorë, si dhe ekipi mjekësorë prej tetë personash që do kujdeset për gjendjen shëndetësore të besimtarëve tanë atje. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakParada homoseksuale në Serbi: Mbështetje nga aktivistë shqiptarë!
Artikulli vijuesFrika për pozicione shtyn zgjedhjet në PDK?