Takimi Erdoan-Putin u bë shpresë për njerëzit në nevojë në Halep.
Presidenti Erdoan dhe Kryetari i Shtetit të Rusisë Vladimir Putin përcaktuan strategjinë e përbashkët për dërgimin e ndihmave njerëzore në Halep.
Në këtë temë u qëndrua në hapjen e një korridori dhe vendosjen e sigurisë për kalimin e këtyre ndihmave njerëzore.
Drejtori i Përgjithshëm i Gjysmëhënës në Kuqe Turke Kerem Kënëk (Kerem Kınık) tha se 100 maunat që nuk u dërguan për shkak të rrezikut si pasojë e mos vendosjes së sigurisë gjatë Kurban Bajramit janë të gatshme dhe nëse rruga hapet atëherë maunat do të arrijnë me shpejtësi në rajon.