Si i fiton dhe shpenzon Bill Gates miliardat e tij?

Me një vlerë neto prej rreth 89 miliardë dollarë, bashkë-themeluesi i Microsoft Bill Gates është një nga personat më të pasur në botë. Nëse shpenzon 1 milion dollarë në ditë, do t’i duhej 245 vjet për të shpenzuar pasurinë e tij.

Në vitin 1975, Gates bashkë-themeloi Microsoft. Në moshën 31 vjeçare, ai u bë miliarderi më i ri në botë në atë kohë. Në vitin 1995, ai lançoi Windows 95 dhe u bë njeriu më i pasur në botë. Që atëherë, ai është në krye të listës. Gates është gjithashtu një filantropist

Ai dha dorëheqjen si CEO i Microsoft që të fokusohet në Fondacionin Bill & Melinda Gates. Fondacioni ka dhënë 41.3 miliardë dollarë për bamirësi. Por Gates nuk harron të kujdeset për veten. Ai bleu një avion 21 milionë dollarë në vitin 1997. Ai pati shumë makina luksoze gjatë viteve. Një herë Gates u arrestua për shpejtësi ndëra ngiste një Porsche 911. Gates ka një koleksion të gjerë arti. Në vitin 1988, ai shpenzoi 36 milionë dollarë me një pikturë të Winslow Homer.

Kjo pikturë varet në shtëpinë e tij prej 63 milionë dollarësh në Seattle. Shtëpia ka 24 banjo, 6 kuzhina, një sallë pritjeje që mban 200 njerëz, një teatër në shtëpi dhe një lumë artificial i pajisur me peshk.

Në vitin 2010, Bill, Melinda dhe Warren Buffett krijuan “The Giving Pledge.” Ata që bashkohen duhet të dhurojnë gjysmën e pasurisë së tyre për bamirësi

Artikulli paraprakNeuroekonomia, fusha e re e studimit që po merr zhvillim
Artikulli vijuesCili është sekreti i suksesit të madh të Amazon? Këto janë tre principet që Jeff Bezos i çmon si më të rëndësishme