Mbahet sot në Tiranë takimi i SEECP

Në kuadër të Presidencës Shqiptare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), në Tiranë sot mbahet takimi informal i Ministrave të Punëve të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse, njofton ATSH-ja.
 
Në takim do marrin pjesë përfaqësues të 13 vendeve pjesëmarrëse të SEECP, përfaqësues të Bashkimit Europian, përfaqësues të Presidencës Letoneze të BE dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
Takimi do të përshëndetet edhe nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në takim do të diskutohen situata në rajon, zhvillimet politike të vendeve të rajonit, prioritetet e Kryesisë Shqiptare, aktivitetet e zhvilluara dhe ato në vazhdim, niveli i bashkëpunimit rajonal, hapat e ndërmarra në procesin e integrimit në strukturat Euroatlantike etj.
Kryesia shqiptare e SEECP-së përbën një angazhim të rëndësishëm politiko-diplomatik, në funksion të promovimit të mëtejshëm të rolit e të politikës së vendit tonë në rajon e më gjerë./Alsat-m
Artikulli paraprakJunker anulon takimin me Gruevskin. LSDM: Gruevski izolohet nga ndërkombëtarët
Artikulli vijuesSerbi, lëndohen rëndë 20 emigrantë