Mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë dëmton Serbinë

Sekretari në të ashtuquajturën ministri për Kosovën Oliver Ivanoviq ka deklaruar sot se mbajtja e zgjedhjeve lokale më 6 maj në disa komuna të Kosovës do të mund t’i sillte dëme Serbisë e cila, nëse ato mbahen, nuk do të njohë rezultatet e tyre.

Ivanoviq ka thënë se përkundër porosive të qarta nga Beogradi, Zveçani dhe Zubin Potoku insistojnë për mbajtje zgjedhjesh dhe Ivanoviq këtë insistim e konsideron vetëm si interes partiak ose individual e assesi interes për Serbinë, njofton Tanjug.

Serbia nuk për t’i njohur rezultate e këtyre zgjedhjeve, ka qenë kategorik Ivanoviq./koha/kohaislame

Artikulli paraprakMeta: Kandidimi i Nanos, kontribut për integrimin
Artikulli vijuesPolicia e Kosovës e arreston Goran Arsicin