Operacion i policisë në Pejë, tre të arrestuar

Një operacion i forcave speciale te Policisë së Kosovës po realizohet sonte në Pejë, mirëpo askush nuk jep informacione rreth qëllimit të tij.
Një argjendari është rrethuar me shirit policor ndërsa në pranga kanë përfunduar tre qytetarë për pengim të policisë në kryerje të detyrës zyrtare.

Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin rajonal të policisë, Xhevat Ibra, mirëpo i njëjti ka thënë se ky operacion po realizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe nuk din se çfarë është duke ndodhur.

Ndërsa në anën tjetër, kapiten Baki Kelani, zëdhënës i përgjithshëm i PK-së, thotë se qëllimi i operacionit ende nuk dihet, mirëpo krejt çka dihet është se tre persona kanë përfunduar në pranga, pasi që të njëjtit kanë grushtuar zyrtarët policor derisa po e kryenin operacionin.kohaislame

Artikulli paraprakTre të plagosur, të dyshuarit në arrati
Artikulli vijuesPse nuk po hetohen vëllezërit e Hashim Thaçit?