Mbi 13 mijë njerëz në Maqedoni jetojnë në skllavëri moderne

Maqedonia me 13.300 skllevër modernë është në majën evropiane sipas përqindjes së njerëzve që jetojnë në të ashtuquajturën skllavëri moderne, thuhet në raportin më të ri të Indeksit Global të Skllavërisë 2016, që e publikoi fondacioni australian Walk Free Foundation.
Sipas vlerësimeve të ekspertëve të të drejtave të njeriut, në botë në skllavëri moderne jetojnë afër 46 milionë burra, ndërsa në indeksin janë ranguar 167 vende.

Në majën botërore është regjioni aziatik-paqësor me 30,4 milion njerëz të cilët punojnë dhe jetojnë në kushte të robërisë. Me numër më të madh të robërve është Koreja e Veriut me 4.4% e banorëve.
Maqedonia, Rusia dhe Turqia janë vendet e vetme evropiane të ranguara ndër 20 të parat me përqindje më të lartë të skllevërve modernë nga popullata e përgjithshme.
Ekspertët vlerësojnë se në Maqedoni, e cila prin në Evropë, 0,64 për qind nga popullata po trajtohen si skllevër. Me këtë ky vend zë pozitën e lartë të 18-të në listën së cilës i prin Koreja e Veriut.

Në grup me Maqedoninë, me përqindje të ngjashme të popullatës në listë janë Kolumbia, Maroku, Peruja, Venezuela, Jordania, si dhe Tanzania, Angola, Bregu i Fildishtë, Nigeria, Zimbabveja, Çadi, Burkina Faso, Burundi dhe Taxhikistani.

Nga vendet evropiane lart në listë gjendet Polonia, në pozitën e 24-t, ndërsa nga vendet e rajonit më së afërti është Bosnja e Hercegovina me 0,46 për qind skllevër modernë nga popullata e përgjithshme.

Si robëri modern definohet gjendja e eksploatimit nga e cila nuk mund të ikësh për shkak të kërcënimeve, dhunës, keqpërdorimit të fuqisë dhe mashtrimit. Për shembull, si robëri moderne llogariten robërimi i detyrueshëm, shërbëtorët e shtëpive, ose të robëruarit në bordele. Në përqindje janë të përfshirë edhe viktimat nga tregtia me njerëz, si dhe martesat e imponuara.

Artikulli paraprakCameron: Khan një mysliman krenar
Artikulli vijuesGrafiti që po prek botën