Turqi – Strehohen rreth 1300 sirianë

Sipas informacioneve të marra 1 mijë e 276 shtetas sirianë, shumica gra e fëmijë, erdhën në kufirin turk pranë fshatrave Kushakllë (Kuşaklı), Bykylmez (Bükülmez) dhe Kavallxhëk (Kavalcık) të nënprefekturës Rejhanllë (Reyhanlı) të prefekturës së Hatajit dhe kërkuan strehim në Turqi.

Refugjatët sirianë u morën nën masa sigurie nga kufiri me minibusë dhe u transferuan për në kompleksin e akomodimit të pelegrinëve në Rejhanlli.

Të strehuarit sirianë këtu plotësuan nevojat për ushqim dhe nevoja të tjera dhe më pas u dërguan të shoqëruar me autokolonë në provincës e Mallatjas./TRT/kohaislame

Artikulli paraprakPolicët tregohen tolerant për Bajram
Artikulli vijuesMos e shkundni fëmijën, mund të vdesë