Pacolli dhe Ejupi zbulojnë emrat e “emisarëve” të Dino Asanajt

Behgjet Pacolli e Remzi Ejupi kanë denoncuar Ukë Rugovën, Astrit Haraqinë, Gazmend Abrashin e Naser Osmanin se u kanë kërkuar miliona euro në mënyrë që AKP-ja të mos ua merrte hotelin “Grand” në Prishtinë.

Oferta, sipas tyre, kishte nisur me katër milionë euro dhe kishte përfunduar në një milion. Të fundit e kishte bërë Naser Osmani. Kaq para do të duheshin, sipas denoncuesve, që hoteli “Grand” në Prishtinë të mos u merrej atyre nga Agjencia Kosovare e Privatizimit siç ndodhi më vonë. Ata janë identifikuar nga Pacolli dhe Ejupi si sekserë të Dino Asanajt. Kanë përmendur edhe të venë e Dino Asanajt, Adelina Reçicën, si person kyç për të ndikuar te bashkëshorti i saj dhe si e pranishme në një takim në hotelin “Swiss Diamond”.

Por të akuzuarit nga Pacolli dhe Ejupi i kanë mohuar akuzat.koha/kohaislame

Artikulli paraprakAmbasadori Libian në SHBA: Libia ka nevojë për Amerikanët
Artikulli vijuesMos e nënvlerësoni sinusin