Gjatë muajit të Ramazanit në kontinente të ndryshme, nga sulmet e kryera të militantëve që në shënjestër kanë pasur kryesisht civilët, kanë humbur jetën mbi 350 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Akademiku amerikan me prejardhje libaneze Fawaz Gerges i cili merret në Londër me politikën në Lindjen e Mesme, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me marrëdhëniet e Islamit me shtetet Perëndimore, pohon se “aktualisht DAESH-i po bënë luftime ekzistenciale”.
“Aktualisht DAESH-i po kryen luftime ekzistenciale. E ardhmja e kësaj organizate është drejt fundit”, pohon Gerges. Edhe pse muaji i Ramazanit për muslimanët nënkupton përhapjen e paqes dhe unitetit, militantët në ditët e kaluara në një sërë sulmesh të kryera, duke filluar nga Orlando ku më 12 qershor u vranë 49 persona, më 28 qershor vranë në aeroportin e Stambollit 44 persona, sulmet e 3 korrikut në Bagdad me mbi 200 të vrarë dhe i fundit në Medine më 4 korrik, shfrytëzuan muajin e shenjtë të Ramazanit për të thirrur “luftë të shenjtë”.
Gerges shton më tej se pozita e DAESH-it i cili në të shumtën e rasteve është përgjegjës për shpërthimet vdekjeprurëse, ku në Irak dhe Siri po dobësohet dhe nga këtu shtohen sulmet e anëtarëve të saj.
Analisti politik nga Bejruti, Ibrahim Bayram, thotë se sulmet e fundit të DAESH-it kanë për qëllim prishjen e idesë organizata është e dobët. “Në këtë mënyrë, grupi ka për qëllim rritjen e kapaciteteve dhe të tërheq më shumë anëtarë të ri”, tha Bajram.