Mbi 40 mijë të vrarë në Siri

Të paktën 40 mijë njerëz janë vrarë në gjithë Sirinë që kur ka shpërthyer revolta kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad në mars të vitit të kaluar, citon AFP Observatorin Sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Të paktën 28 mijë e 26 civilë, 1 mijë e 379 dezertorë, 10 mijë e 150 ushtarë dhe 574 persona të paidentifikuar janë vrarë në Siri në 20 muajt e kaluar”, ka thënë drejtori i Observatorit, Rami Abdel Rahman. /BS/kohaislame

Artikulli paraprakCisjordani – Ushtria izraelite arreston 55 palestinezë
Artikulli vijuesLotët e Dautoglu në Gazza, kryesojnë titujt e gazetave arabe